Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME BYLIS/ Trajneri Jonuz: Fillim i mirë për ekipin tim, por…

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, u shpreh i kënaqur për lojën që ekipi i tij po zhvillon. Një fitore dhe një barazim e gëzojnë Jonuzin, por ai është i shqetësuar për temperaturat e nxehta ku po luan ekipi i tij në këtë fillim kampionati.

Pas barazimit me Bylisin, trajneri u shpreh se ekipi i tij është i ri, dhe në këtë fillim i duhen pikët për të fituar besim.

Barazim 0-0 pas fitores. E donit këtë?

Fillim i mirë për ekipin tim. Por, në këtë orë është e vështirë të luash futboll me këto temperatura. Dua t’i uroj të dyja ekipet, është e vështirë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme si për ne, edhe për Bylisin. Rezultati është i drejtë. Pas kësaj ndeshje, do shoh edhe dy lojtarë të rinj për ekipin. Një është Emersoni, dhe ndryshova sistemin si Shtubinën si mbrojtës krahu. Është lojtar me eksperiencë. Ndërrova dhe Gurishtën në të majtë. Tani kam shumë lojtarë për disa pozicione. Fillimi i kampionatit është shumë i fortë. Kam 20 ditë për të përgatitur ekipin. Rezultatet e para janë të rëndësishme për mua. Tani shohim ndeshjen e radhës.

Sa e vlerëson ekuilibrin e skuadrës në fushë, që nuk po pëson?

Është e vështirë kjo kohë. Luajmë 3 ditë 7 ditë. Kam edhe 3 lojtarë të rinj. Por, besoj se ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme. Vllaznia po jep gjithçka në këto dy ndeshje. Janë shumë të lodhur, dhe nuk është normale që pas 2 ditësh të luash me Tiranën. Kemi luajtur në dy ditë në orën 4, dhe tani të shtunën luajmë me Tiranën. Besoj se lojtarët e mi do japin më të mirën, do luajmë brenda dhe besoj se do fitojmë. Sot morëm 1 pikë, dhe kjo i jep psikologji ekipit. Shpresoj që të kemi edhe tifozët me vete.

Duhet t’i japësh besim ekipit se Vllaznia po luan mirë…

Këtë nuk e mohoj, ekipi po luan futboll të mirë, por duhen marrë edhe pikët. Po ndërtoj një skuadër të re dhe kam nevojë për pikë. Për fillimin na duhen pikë.

Related posts

Dikur pjesë e kombëtares dhe Flamurtarit, tani zyrtarizohet tek klubi i madh francez

Isa.Autor

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT TEK PSG/ Mbappe ankohet për Neymar: Ky rrugaçi nuk ma pason (VIDEO)

Delo.autor

Icardi, Higuain apo Dzeko, modelja seksi nuk di kë të zgjedhë!

Sadik.Autor

Leave a Comment