Futboll Seria A Sport

Donnarumma refuzon Liverpoolin/ Raiola “çmendet” me vendimin e italianit dhe deklaron se…

Nuk është ende e qartë, aspak, e ardhmja e Gigio Donnarumma. Portieri i Milanit nuk po kalon momentin e tij më të mirë dhe, pas shumë gabimesh në pak ndeshjet e fundit të sezonit me kuqezinjtë, erdhi edhe paraqitja e ngathët me kombëtaren, kundër Arabisë Saudite.

Dje, kemi dëgjuar disa deklarata befasuese nga Mino Raiola, ku vështirë të gjendet kufiri në mes të vërtetës dhe ironisë: “Donnarumma mund të qëndrojë te Milani përjetë. Kjo ka qenë gjithmonë kërkesa e tifozëve. Ironi apo jo, unë nuk e di… Është më e lehtë për kinezët, që të largohen nga ai”.

“Corriere dello Sport” tregon se agjenti i Donnarumma është mjaft i irrituar nga zgjedhjet e klientit të tij. Një vit më parë ai kishte presion mbi djaloshin, për ta lënë Milanin. Edhe këtë vit, ai është i gatshëm për të provuar përsëri.

Bordit drejtues të kuqezinjve u ka ardhur një ofertë nga Liverpool për rreth 60-70 milionë euro. Jürgen Klopp do të kishte dhënë “dritën jeshile”, sidomos pas gafave të Karius në finalen e Kievit, por Donnarumma nuk është i bindur për të bashkuar në Premier League dhe do ta shtyjë vendimin e tij, duke vazhduar të mendojnë për të ardhmen.

Ndërkohë, Gattuso fillon të shqetësohet, sepse dëshiron të kuptojë se çdo të bëhet me portierin. Në këtë moment të ndërlikuar, Milani ka nevojë për siguri, të paktën për fushën dhe rolin në dispozicion.

Related posts

NJË TALENT ABSOLUT TEK BARCELONA/ Ëndrra e Pedri-t është një… numër special

Delo.autor

TENSION TEK LIVERPOOL/ Plasin grushtet mes dy lojtarëve para sfidës së Champions ndaj Leipzig

Delo.autor

Luajini këto lojë, nëse dëshironi shumë para sot (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment