Futboll Sport

Shqipëri-Kosovë/ Përballja vëllazërore që luhet për prestigj dhe eksperiment

Eshtë fund sezoni. Lojtarët janë të lodhur. Kuptohet, ata që kanë asur aktivizim të rregullt me skuadrat e tyre, si Berisha, Hysaj, Qaka e të tjerë. Në fakt, shumica e kuqezinjve të grumbulluar ntga trajneri Christian Panucci për këtë zbor 10-ditor në Zvicër, ku do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore, kanë rastin të tregojnë veten se e meritojnë një fanellë kuqezi.

Të tillë mund të përmendim Abazajn, Gurin, Ndoj, Lika. Në mungesë të disa “peshave të rënda”, debutuesit dhe ata që duan konfirmim në kombëtare duhet t’i japin sinjalet e duhura Panuccit. Ky i fundit e ka bërë edhe dje të qartë: Kombëtarja nuk është një vend pune. Në të thirret dhe luan vetëm ai që e meriton!

Sonte, në orën 20:00, në stadiumin “Letzingrund” të Zurich, kuqezinjtë do të përballen me vëllezërit kosovarë. Një miqësore, që starton përgatitjet e dy kombëtareve për kualifikueset e Ligës së Kombeve, që startojnë në shtator. Kjo vëllazërore vjen pas asaj të 13 nëntorit 2015, që u zhvillua në Prishtinë dhe ishte një festë e madhe. Stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë, që kësaj here do t’i mbështesin të dyja skuadrat në fushë.

Kuqezinjtë vijnë pas asaj humbjeje 1-0 me Norvegjinë, në “Elbasan Arena”, miqësorja e fundit, ku dhe loja la shumë për të dëshiruar. Trajneri Panucci është në kërkim të formacionit dhe modulit të duhur, nga të cilët mund të marrë maksimumin e të tijve. Eshtë një proces rinovimi i skuadrës, ndër të tjera, çka do të marrë vëmendjen e duhur edhe mbrëmjen e sotme. Kujtojmë se Shqipëria, në Ligën e Kombeve është në Grupin C, bashkë me Skocinë dhe Izraelin.

Sa i takon formacionit startues të Panuccit, ai pritet të hedhë në fushë këta lojtarë: Në portë Etrit Berisha. Lenjani nuk është rikuperuar në kohë nga dëmtimi, ndërsa Mavraj, që nuk ka luajtur me klubin e tij në Gjermani, është me agjërim. Të dy do të jenë në stol. Në mbrojtje është i padiskutueshëm Hysaj, në të djathtë, Gjimshiti dhe Veseli në qendër.

Në stol ulet Ajeti, që në miqësoren pararendëse me Norvegjinë la për të dëshiruar. Në të majtë do të luaj Bujar Lika. Mesfusha kuqezi është mjaft e re në moshë. Ramadani, Qaka dhe Ndoj duhet të zëvendësojnë “peshat e rënda”, si Xhaka, Memushaj dhe Abrashi. Për Emanuele Ndoj, që luan me Breshian në Itali, do të jetë debutimi i madh me kombëtaren. Nga krahët, me detyra ofensive, do të luajnë Roshi (në të majtë) dhe Guri (në të djathtë), ndërsa në majëvn e repartit ofensiv ka vend për Cikalleshin.

Related posts

Trajneri i ri i Kosovës: Nuk jam Mourinho e as Guardiola, por do të punoj për ta çuar Kosovën përpara

Q.Autor

Arsyeja pse Antonio Conte nuk do të jetë trajneri i Chelsea-t sezonin tjetër

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Liverpool rinovon kontratën me Divock Origin, firmos deri më… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment