Futboll Sport

YJET EUROPIAN/ Ja kush dominon në Kontinentin e Vjetër…

Sponsorizime milionere, stërvitje, stafe teknike, stadiume të mrekullueshëm dhe një xhiro e jashtëzakonshme parash për një objektiv të vetëm: golin. Ky është qëllimi kryesor, momenti për të cilin jetojnë miliarda tifozë dhe qindra futbollistë, kryesisht sulmues.

Ja kush janë sulmet më të mira të momentit në Kontinentin e vjetër, kur jemi një hap larg mbylljes së fazave të para në të gjitha kampionatet kryesore të Europës.

Manchester City dhe PSG,  mbretëreshat e Europës

Këto dy skuadra kanë shumë ngjashmëri, veçanërisht për sa i takon pronarëve dhe historisë së viteve të fundit. Këtë vit këto dy klube ndajnë edhe diçka tjetër: golat e shënuar në kampionatet respektive. Të dy ekipet dominojnë me 50 realizime secili në Premier League dhe Ligue 1. Fryt i një organizimi të mirë të lojës, por edhe i kampionëve të shumtë që kanë në ekip, nga Mbappe tek Aguero, nga Bernardo Silva te Cavani ose Neymar. Dy skuadra që tejkalojnë vlerën 2 miliardë euro.

Barcelona super në La Liga

Në La Liga, edhe për shkak të rënies së papritur të rendimentit të Real Madrid, Barcelona kryeson pa shumë probleme, teksa Messi me shokë janë praktikisht të pandalshëm para portës së kundërshtarëve. Pavarësisht dëmtimit të pësuar nga “Pleshti” në fundin e tetorit dhe një Luis Suarez në  formë jo shumë të mirë, katalanasit kanë arritur të shënojnë 48 gola deri tani në kampionat, 2.82 për ndeshje. Vendi i dytë mbahet nga Sevilla, që ka shënuar 18 gola më pak.

Borussia Dortmund kryeson në Bundesliga

Bayern Munich në vështirësi? S’ka problem, Borussia Dortmund është gati për t’i dhënë fund dominimit të bavarezëve. Në renditje, por edhe në gola. Po, sepse Sancho, Reus, Paco Alcacer, Gotze, Philipp dhe Pulisic, nën drejtimin e vizionarit Favre, po tregojnë se kanë gjithçka duhet për të fituar kampionatin dhe për të siguruar një titulli që mungon prej   shtatë vitesh tashmë.

Dhe po e bëjnë një gjë të tillë me një mbrojtje normale (17 gola të pësuar), por mbi të gjitha me një sulm të jashtëzakonshëm, të paktën për momentin. Pas 17 ndeshjesh të luajtura, verdhezinjtë kanë shënuar 44 gola në total, 2.58 për ndeshje.

Napoli si Jugventus, të paktën në sulm

Kjo renditje mbyllet nga Napoli dhe Juventus, dy skuadra që janë të barabarta të paktën për sa i takon realizimit të golave. Në fakt, nëse kampionati duket i mbyllur pas 17 ndeshjesh, me bardhezinjtë që kryesojnë renditjen me një avantazh prej 8 pikësh ndaj skuadrës së Hysaj me shokë, sfida në sulm është më e ekuilibruar. 34 janë golat e shënuar nga secili ekip.

Related posts

PËRSËRI KOKË MË KOKË/ 2 yjet e futbollit në “LUFTË” për golashënuesin më të mirë të vitit

Isa.Autor

16 kapitenë në 25 ndeshje, ja cili do të mbajë shiritin e Brazilit kundër Belgjikës…

Isa.Autor

E FUNDIT/ Doli pozitiv, Ibraimovic reagon për herë të parë: COVID-19 pati kurajon të më prekte dhe mua

Delo.autor

Leave a Comment