Futboll Sport

Drejtori sportiv Stoica e zbulon: Ja cilësitë që na bindën te Qaka!

I pari që ishte fiksuar pas Kamer Qakës ishte pronari i Steaua Bucurest (FCSB), Gigi Becali. E shprehur publikisht që e donte mesfushorin e CSM Poli Iasi, madje theksoi se nëse e donte e merrte. Becali e mbajti fjalën, pasi mesfushori 23-vjeçar ka nënshkruar për pesë vite me FCSB. Iasi ka përfituar rreth 400 mijë euro, ndërkohë që ende zotëron edhe 20% të vlerës së kartonit. Vetë Qaka e donte këtë lëvizje dhe iu realizua. Vitin tjetër do të kërkojë titullin kampion.

Por pse e donin me ngulm Qakën te FCSB. Vetë drejtori sportiv i klubit, Mihai Stoica, ka folur së fundmi dhe ka treguar se një lojtar si mesfushori i Shqipërisë u duhej, pasi është ndryshe nga ata që kanë për momentin në ekip. Një tjetër plus që ka ndikuar ka qenë edhe fakti që Qaka është formuar si futbollist në Norvegji dhe disiplina është një aspekt shumë i rëndësishëm, madje Stoica e konsideron si një pikë të dobët të futbollit rumun këtë.

“Kamer Qaka është një lojtar me një profil ndryshe nga mesfushorët tanë. Ai lëviz shumë, është reaktiv dhe mund të bësh presing me të. Sigurisht, ne kemi gjithashtu edhe Pintilii dhe Popescu, të dy të fortë, punëtorë, por Qaka, siç kam parë, i bën të dyja fazat. Dhe është edhe një tjetër aspekt: ai është formuar si futbollist në Norvegji, që do të thotë shumë. Në veri ka disiplinë të jashtëzakonshme dhe besojmë se ky është problemi numër një këtu”, ka deklaruar Stoica në “Digi Sport”.

Related posts

E ARDHMJA E ICARDIT LARG “ZIKALTËRVE”/ Napoli e josh me një … shkëmbim

Delo.autor

GOL DHE ASIST/ Futbollisti shqiptar shkëlqen në kampionatin francez (VIDEO)

Delo.autor

NJIHUNI ME SUPERFANSEN E JOSE MOURINHOS/ Plot 38 tatuazhe të dedikuara vetëm për portugezin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment