Basketball Sport

Fenerbahce-Real Madrid finalja spektakolare e Euroleague

Fernabahce dhe Real Madrid janë kualifikuar për në finalen e Euroleague në basketboll për meshkuj, e cila do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në Beograd (Serbi), ku dhe po zhvillohet faza e “final four”. Në gjysmëfinale, kampionët në fuqi të Fenerbahce mundën 76-67 surprizën Zalgiris Kaunas, ndërsa në takimin tjetër, Real Madrid eliminoi rusët e CSKA Moskë, duke fituar 92-83.

Në gjysmëfinalen e parë, skuadra turke e Fenerbahce mposhti lituanezët e Zalgiris Kaunas, një ndeshje që gjatë gjithë kohës u komandua nga kampionët në fuqi. Fenerbahce pati një epërsi të lehtë, pa arritur të shkëputet shumë, duke e lënë të hapur ndeshjen deri në fund. Përvoja e basketbollistëve turq bëri diferencën, duke e merituar fitoren megjithë dëshirën e Zalgiris për të bërë një tjetër surprizë.Muhammed me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për turqit, mbështetur nga Datome me 16 e Sloukas me 14.

Më e bukur gjysmëfinalja tjetër, ku Real Madrid mundi 92-83 rusët e CSKA Moskë. Ashtu sikurse edhe pritej, kjo ndeshje ishte mjaft e ekuilibruar, me rivalitet dhe emocione, por spanjollët u treguan më të saktë në pjesën e dytë, kur dhe morën frenat e lojës në dorë. CSKA-ja, që e dominoi Euroleague gjatë gjithë sezonit, duke qenë edhe në krye të renditjes në shumicën e kohës, gaboi atëherë kur nuk pritej. De Colo realiazoi 20 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për iberikët u dallua kolektiviteti, ku 11 lojtarë realizuan në koshin moskovit (Llull e Doncic nga 16 pikë secili).

Euroleague – Final Four

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 76-67 (19-13, 20-20, 15-17, 22-17)

CSKA Moskë – Real Madrid, 83-92 (30-20, 16-27, 10-16, -29)

Finale (20 maj)

Fenerbahce – Real Madrid, ora 20:00

Related posts

NJË MAKINERI LUFTE/ Shifra perfekte, Italia tremb rivalët!

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Dështaku i Liverpool i mohon golin Realit me një super pritje (VIDEO)

Delo.autor

KAKA/ “Është e padrejtë të fajësosh Neymar për dështimin e Brazilit”

Isa.Autor

Leave a Comment