Futboll Sport

Dy djemtë e Leo Messit e “djegin” me tifozllëk për Argjentinën (VIDEO)

E gjithë vëmendja e globit po fokusohet ditë pas dite nga eventi madhor i futbollit të kësaj vere. Fjala është për Botërorin e Rusisë, që starton më 14 qershor. Yjet e mëdhenj të botës në këtë sport do të kenë mundësinë të shpalosin vlerat e tyre në fushat e blerta. Mes tyre edhe Leo Messi, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

30-vjeçari ka fituar gjithçka në karrierë, me Barcelonën, por aspiron një trofe ndërkombëtar me Argjentinën. A do ta ngrejë Kupën e Botës në duar kësaj vere? Kjo mbetet të shihet. Motivimi për të nuk mungon, një komb i tërë janë me sytë nga ai. Madje, për ta motivuar Messin po kujdesen edhe dy djemtë e tij, Thiago dhe Mateo. Ata kanë veshur me fanellën e Argjentinës dhe kanë kënduar këngë tifozërike për kombëtaren e babait të tyre.

👦🏻🎶🇦🇷👦🏻

👦🏻🎶🇦🇷👦🏻

Gepostet von Leo Messi am Mittwoch, 30. Mai 2018

Related posts

GARË E “ZJARRTË” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Solskjaer shtang: As sezonin e ardhshëm nuk jemi gati të…

Delo.autor

FORMULA 1/ Përfundon në Apel gara e Çmimit të Madh të Kandasë, Ferrari kërkon…

Delo.autor

LIVE/ Kalon 1 orë lojë, fillon goleada në Kategorinë e Parë, Beslidhja humb penallti

Isa.Autor

Leave a Comment