Futboll Seria A Sport

Pas zhgënjimit te Milan, Pippo Inzaghi rikthehet të trajnojë në Serie A

Sezonin e ardhshëm të Serie A do të ketë dy Inzaghi në stol. Njëri është Simone, i cili është konfirmuar nga Lazio edhe për sezonin tjetër, dhe Pippo i cili ka zgjedhur të bëhet trajneri i ri i Bologna-s.

Zhgënjimi i madh te Milan në sezonin 2014/15 është tashmë një kujtim i largët, ish-sulmuesi i Italisë bëri shumë mirë në Serie B te Venezia dhe meriton një mundësi të dytë për të treguar aftësitë e tij.

Për të zyrtarizuar marrëveshjen, sipas Sky, duhet të pritet derisa të ketë mbaruar faza e play-off në Serie B.

Në dy sezone te Venezia, Pippo Inzaghi arriti të ngjisë ekipin e Venezia-s nga Serie C në B, dhe tani luan në fazën e play-off.

Inzaghi ishte në garë me Leonardo Simplici, trajneri aktual i SPAL. Në javët e ardhshme pritet të firmoset kontrata e re me klubin kuqeblu.

Related posts

RUSIA JASHTË BOTËRORIT 2026/ UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim

F.autor

E BUJSHME/ Titulli kampion dhe Kupa në 6 muaj nuk i mjaftojnë, Diego Costa prish kontratën në…

Delo.autor

CHAMPIONS/ PSG feston dhe qan me Di Maria-n, dy gabime nga mbrojtësi më i kërkuar në Europë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment