Futboll Seria A Sport

Dy muaj pa Astorin, reagimi i familjes: Faleminderit!

Një faqe gazete e dedikuar tërësisht për humbjen që tronditi aq shumë zemra në futbollin italian e jo vetëm.

“Gazzetta dello Sport” e kësaj të shtune, kur mbushen plot dy muaj nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të Fiorentinës dhe Italisë, Davide Astori, i dedikon një faqe të saj mesazhit të familjes, që reagon kështu për herë të parë, por në një mënyrë tejet të thjeshtë.

Një foto e Astorit duke buzëqeshur, veshur me fanellën e Kombëtares “axurre” dhe mbishkrimi “Faleminderit”.Një falenderim për miqtë, shokët, rivalët dhe të gjithë ata që u bashkuan me dhimbjen e familjes së tij. Ishte një lojtar që jo vetëm mbante shiritin e kapitenit të Fiorentinës, por dukej sikur të ishte kampioni i të gjithëve, i të gjithë njerëzimit.

E vogla Vittoria është njëra nga firmëtaret e kësaj faqeje gazete, sikurse edhe e ëma e saj Francesca (bashkëshortja e Davides) dhe familjarë të tjerë.Janë shumë pak fjalë, por delikate, që shënojnë kështu dymujorin e parë të ikjes së Astorit.

“Faleminderit është një fjalë e thjeshtë por unike, siç ishte edhe Davide. Duam t’iu themi faleminderit personalisht të gjithëve që na qëndruat pranë, duke nisur nga ai 4 mars i papritur për të gjithë ne, por që ishit jashtëzakonisht të shumtë, aq sa nuk mund ta imagjinonim. Ndaj zgjodhëm ta bënim kështu, siç ishte e zakonshme nga Davide, me një buzëqeshje dhe një përqafim të fortë, për t’iu thënë faleminderit nga zemra”.

Related posts

Ylli Argjentinës humbet edhe miqësoren me Spanjën

Sadik.Autor

Zhbllokohet Rooney, shënon pas 4 ndeshjes me DC United (VIDEO)

Sadik.Autor

AKUZA PËR RAMOS/ Mediat: Është kanceri i ekipit, duhet të largohet

Isa.Autor

Leave a Comment