Futboll Sport

Zhbllokohet Rooney, shënon pas 4 ndeshjes me DC United (VIDEO)

Wayne Rooney gjen më në fund golin në radhët e DC United, ku u transferua vetëm pak javë më parë nga Manchester United.

Sulmuesi anglez shënoi golin që zhbllokoi takimin në fitoren 2-1 me Colorado Rapids, pak pasi shoku i skuadrës së Shkëlzen Gashit (Gashi nuk ishte grumbulluar për këtë takim), Acosta, kishte humbur një 11-metërsh. Acosta realizoi golin e barazimit në të 82-ën, ndërsa në minutën e fund Jackson i Colorados realizoi autogol. Një fitore shpresëdhënëse kjo e DC United, që vazhdon të mbajë vendin e fundit në Konferencën e Lindjes, me vetëm 4 fitore në 18  takime. Me Rooney në fushë skuadra nga Washingtoni ka fituar dy dhe humbur po kaq takime.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Egnatia shton radhët, te rrogozhinasit afrohet një portier brazilian

Delo.autor

PARALAJMËRON RIVALËT E “EURO 2020″/ Trajneri Mancini: Kjo Itali luan futboll dhe jo kundërsulm

Delo.autor

Luftë kartonësh, mesfushori shqiptar shënon gol mbijetese në Francë

Sadik.Autor

Leave a Comment