Futboll Seria A Sport

Juventusi për të mbyllur çështjen titull, sytë nga derbi i komunitetit valencian

Juventusi luan sot një tjetër ndeshje të rëndësishme. Bardhezinjtë pas fitores në derbin e Italisë ndaj Interit që krijoi shumë polemika kërkon t’u tregojnë të gjithëve se janë skuadra më e fortë në Itali dhe duan të mbyllin sa më shpejt çështjen titull. Mbrëmjen e sotme në Allianz Stadium bardhezinjtë presin Bolognan në një sfidë të thjeshtë në letër. Pa Pjaniç të skualifikuar dhe Mandzukic e Chiellinin të dëmtuar, skuadra e Allegrit do të synojë me çdo kusht fitoren për të shkuar përkohësisht në +7 nga Napoli dhe për të shpresuar te një dhuratë e Torinos neser në sfidën ndaj të kaltërve për t’u shpallur matematikisht kampionë të Italisë për të 7-ën herë radhazi.

Java e 36-të e Serisë A, nis me sfidën e San Siros që do të zhvillohet në orën 18:00 mes Milanit dhe Veronës. Kuqezinjtë do të synojnë të hakmerren për atë humbje 3-0 të fazës së parë në Bentegodi që lëkundi pozitat e Gattusos në stolin e kuqezinjëve. Një sukses do ta ngjiste Milanin përkohësisht në vendin e 6-të që të kualifikon direkt në Europa League në pritje të sfidës që Atalanta do të ketë ndaj Lazios në transfertë këtë të dielë.

Në La Liga vëmendja do të jetë e gjitha te sfida e mbrëmjes mes Villarealit dhe Valencias. Luhet derbi i komunitetit valencian, me Los Che që kanë nevojë vetëm për 1 pikë në 3 javët e mbetura për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Në krahun tjetër Villareali kërkon të blindojë vendin e 6-të për të marrë pjesë direkt në fazën e grupeve të Europa League sezonin e ardhshëm.Në Supersport nuk mungon as Bundesliga. Java e 33-të luhet e gjitha sot në orën e 15:30 dhe nëpërmjet kanalit Eurosport 2 ju do të keni mundësi të ndiqni sfidën midis dy ekstremeve Kolnit të vendit të fundit dhe Bayernit që e ka siguruar matematikisht titullin prej disa javësh. Serie B ndërkohë vjen në orën 15:00 me sfidën Frosinone-Carpi.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TEK JUVENTUS/ Pirlo hedh “tentakulat” në Gjermani, do dy lojtarët e Bayern Munich…

Delo.autor

“KAMBERI PO VIJON NJË FORMË TË SHKËLQYER”/ Trajneri Gerard: Meriton të nisë si titullar, më bën…

Delo.autor

KA MARRË NJË ROL DREJTUES NË KLUBIN PORTUGEZ/ Casillas hedh idenë interesante për “Topin e Artë”: Duhet të japin çmim për…

Delo.autor

Leave a Comment