Futboll Sport

Me çdo kusht në Botëror, si anglezët do t’i shpëtojnë çmimeve të kripura në Rusi

Tifozët e Anglisë kanë planifikuar që të qëndrojnë në vendet baltike për të shmangur çmimet e shtrenjta të hoteleve në Rusi për Kupën e Botës. Siç shkruan “Mirror”, ultrasit kanë rezervuar qëndrimin në Letoni, Estoni dhe Poloni për muajin e ardhshëm, ndërsa në ditën e ndeshjes do të udhëtojnë drejt qytetit rus ku do të luajë kombëtarja e tyre sfidën e radhës. Nga Riga deri në Moskë, fluturimi zgjat vetëm një orë, kështu që tifozët kanë gjetur zgjidhjen e duhur për të mos shpenzuar shumë. Porti polak i Gdansk, është një bazë tjetër për tifozët që do të shohin ndeshjen ndaj Belgjikës në Kaliningrad, që është tre orë larg nga rruga.

Ultrasit vendosën të ndërmerrnin këto masa pasi drejtuesit e hoteleve me kushtet më minimale, kanë rritur çmimin për një natë, me më shumë se 5.000 për qind. Federata e Mbështetësve të Futbollit njoftoi se shumë tifozë të Anglisë zgjodhën që të shkojnë në Riga, pasi aty gjejnë hotele më të lira dhe janë më afër Rusisë.

Zëdhënësi i kësaj Federate tha: “Gdansk është një vend i mirë ku tifozët mund të presin para ndeshjes me Belgjikën, pasi është vetëm tre orë larg nga Kaliningradi. Kjo është një ndër ndeshjet më të vështira dhe tërheqëse që Anglia ka në grup, madje mund të jetë vendimtare për kryesimin”.

Të paktën 1.5 milionë turistë të huaj pritet të vizitojnë Rusinë gjatë turneut të Kupës së Botës që nis me 14 qershor dhe përfundon me 15 korrik. Agjencia Federale e Turizmit ka thënë se ata do të shpenzojnë deri në 1.4 miliardë dollarë gjatë qëndrimit të tyre brenda Rusisë. Për këtë bizneset kanë shpejtuar për të rritur çmimet, ku pritet të përfitojnë nga shpenzimet e turistëve të huaj.

Related posts

ANALIZA/ Zbehja e markës “made in Barça” në kombëtare SPANJOLLE

Isa.Autor

E FUNDIT/ “LUMË” dënimesh nga Disiplina, ja të gjitha vendimet për skuadrat

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Kuqezinjtë në SUPER FORMË/ Panuçi s’i ndahet stërvitjes as para SKOCISË

Isa.Autor

Leave a Comment