Futboll Premier League Sport

E bujshme, Chelsea përgatit 100 milionë euro për të marrë sulmuesin e United…

Chelsea po interesohet seriozisht për të marrë sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, për të cilin do të duhet një shpenzim kolosal. Sipas “Daily Star”, londinezët janë futur në grupin e klubeve të interesuar për anglezin që ka kërkuar largimin nga “Old Trafford”, si pasojë e minutazhit të paktët që ka pasur në këtë sezon.

Rashford konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit anglez, por United nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet pa marrë të paktën 100 milionë euro. Chelsea e konsideron si një alternativë të vlefshme dhe ndoshta të domosdoshme nëse do të largohen Morata dhe Hazard, që janë me një këmbë larg Londrës.

Real Madrid, Barcelona dhe Paris SG janë gjithashtu të interesuar për Rashford, kësisoj “djajtë” përgatiten për një ankand që sipas shtypit britanik do të shkojë deri në 100 milionë euro.

Related posts

Ish-ylli i Chelsea lë Kinën për Interin: Dua të luaj sërish në Europë

Q.Autor

Gjyqtari lëndohet para ndeshjes Tottenham-Huddersfield, vendasit kërkojnë te tifozët zëvendësin

Q.Autor

REALI NUK HUMB KOHË/ Flirton me bomberin gjerman të Bundesligës

Delo.autor

Leave a Comment