Futboll Sport

Laçi, ndaj Skënderbeut pa tifozë dhe me mungesa

Duket sikur për Laçin, prag sfida me Skënderbeun është një ‘deja vu’ i fazës së dytë. Ashtu si në atë ndeshje, edhe kjo e javës së 32-të do të luhet pa tifozë, pasi Komisioni Disiplinës ka parë parregullsi në duelin ndaj Kukësit, çka ka sjellë mbylljen e përkohshme të shkallëve të stadiumit për tifozërinë vendase.

Edhe sot kurbinasit janë të destinuar për të fituar ndaj atyre që konsiderohen si kampionët e ardhshëm të vendit, pasi çdo rezultat tjetër i nxjerr ata nga lufta për zonën europiane. Për më tepër që kjo është një provë gjenerale në vigjilje të finales së Kupës, që këto dy skuadra do të diskutojnë së bashku më 27 Maj.

Trajneri Gentjan Mezani duhet të bëjë edhe këtë duel pa brazilianin Maicon Escuerda, i cili vijon fazën e rikuperimit pas operacionit në menisk. Mungesa e fantazistit është ndjerë së tepërmi edhe pse loja e bardhezinjve ka qenë sërish në nivele të larta. Një tjetër mungesë është edhe ajo e mbrojtësit Sefgjinaj që ndaj Vllaznisë u ndëshkua me karton të kuq.

Alternativa natyrale e tij është mbrojtësi Arbër Shala, por trajneri vlonjat befason gjithmonë me zgjedhjet e bëra. Në pjesën e parë ndaj Vllaznisë, në të majtë të mbrojtjes u spostua mesfushori Regi Lushkja, ndërsa në pjesën e dytë u pa një vendosje me 3 në mbrojtje.

Edhe ndaj Skënderbeut nuk përjashtohen mundësitë që Lushkja të luajë sërish në të majtë, pavarësisht se gjatë javës është punuar shumë më Shalën, pasi Skënderbeu sulmon rrezikshëm në krahun e djathtë të sulmit.

Related posts

LYON-PSG/ “Parisienët” përfitojnë një penallti, Neymar ndëshkon vendasit nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-GENOA/ Nuk ndodh nga viti 1939, në Kupën e Italisë reziston një tabu 82-vjeçare

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ “ZIKALTËRVE”/ Ylli i Tottenham shpërfill: Rezultati pak rëndësi ka, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment