Futboll Sport

E dhimbshme/ Futbollisti i Kukësit nuk ia del, operohet këtë javë

Futbolli është dhe çështje fati, në fakt, fati ndikon shumë në karrierën e lojtarëve. Ka raste kur nënshkruan kontratën e jetës, e ka raste të tjera kur ndonjë dëmtim të mbyll karrierën para kohe. Mjaftojnë pak sekonda për t’u ngritur në piedestal, e pak të tjera për t’u zhytur 7 “pash nën dhe”. Kjo lojë është shumë e çuditshme, ndonjëherë dhe e padrejtë. Në fakt, portieri i Kukësit, Stivi Frashëri, e di mjaft mirë këtë gjë.

Futbollisti i Kukësit arriti të fitojë duelin me Enea Koliçin dhe u bë titullar te skuadra verilindore. Ai zhvilloi paraqitje mjaft të mira duke dhuruar pritje që kanë shpëtuar gola të sigurt. Fatkeqësisht, Frashëri u dëmtua në takimin kundër Teutës, pasi në momentin që pësoi golin e tretë pati një frakturë të gishtit të dorës së tij.
Informacione  pranë lojtarit të Kukësit bëjnë me dije se Frashëri do të operohet ditën e enjte. Ky është vendimi i stafit mjekësor. “Gardiani” ka humbur sezonin, por shpreson të rikuperohet në kohë deri për Kupat e evropës. Te Kukësi besojnë te futbollisti dhe duan që 27-vjeçari të shërohet tamam dhe të mos ketë probleme për vazhdimësinë.

Frashëri ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon si titullar, ndërsa 22 takime i ka parë nga pankina, pasi ka qenë zëvendësuesi i Ena Koliçit. Frashëri erdhi si portier i dytë duke nxjerrë Ervis Kocin si portier të tretë. Trajner i portierëve te skuadra e Kukësit momentalisht është Gud Tafaj. Ky repart ka patur disa ndryshime këtë sezon, pasi e nisi punën me portierët Ermal Nexhipi. Me afrimin e Gud Tafajt, Gjici largoi Nexhipin. Sezonin e filloi si titullar Enea Koliçi, por më pas ishte Frashëri që i zuri vendin. Dëmtimi dhe operimi i tij bëjnë që porta t’i besohet sërish atij, ndërsa 27-vjeçari shpreson të rikthehet sa më shpejt në dispozicion.

Related posts

Klopp bën ironi me Guardiolën: Ka kohë që nuk ka qenë në finalen e Championsit

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Guardiola kërkon të vazhdojë presionin ndaj “Të Kuqve” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INTER KËRKON PËRFORCIME/ Marotta është gati të mbyllë një goditje dhe po përgatit dy për qershorin

Delo.autor

Leave a Comment