Futboll Sport

RUSI 2018/ Ja top-formacioni spektakolar i mungesave të Brazilit në Kupën e Botës

Trajneri Tite ka dorëzuar listën përfundimtare të 23 lojtarëve, të cilët do të përfaqësojnë Brazilin në Botërorin e Rusisë 2018. Me Neymar si udhëheqës, ata do të kërkojnë ta fitojnë këtë kompeticion. Dihet që Brazili prodhon futbollistë të shquar dhe me shumicë, ndaj jashtë “Selecao” për Botërorin e kësaj vere kanë mbetur shumë emra të spikatur, në të gjitha rolet. Spanjollja “AS” ka hartuar top-formacionin e mungesave të spikatura të Brazilit në “Rusia 2018”.

Portier
Neto – 
Portieri në fjalë është një nga mungesat e mëdha, pas sezonit të tij mbresëlënës te Valencia. Ai është një nga më meritorët në ekipin ku luan, që kthehet në Ligën e Kampionëve. Neto e mbrojti të pastër portën e tij në 10 nga 33 ndeshjet e La Liga-s, që ka luajtur, duke pritur edhe dy nga pesë penalltitë e akorduara kundër Valencias.

Mbrojtës
Dani Alves – Anësori i PSG ishte një lojtar i përhershëm në listën e trajnerit Tite, por dëmtimi i ligamentit cruciate në gjurin e tij të djathtë e la jashtë “Rusia 2018”. Këtë sezon, si pjesë e “parisians”, ai fitoi titulolin e Ligue 1, Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës.

Jemerson – Qendërmbrojtësi i Monakos u la jashtë liste në favor të Geromelit. Titullari i padiskutueshëm në mbrojtjen “monegasque” ka luajtur gjithsej 42 ndeshje në këtë sezon, edhe pse dy paraqitjet e tij me pesë herë kampionët e botës kanë ndodhur në dy miqësore.

David Luiz – Lojtari i gjithanshëm ka qenë në garë për titullar nën drejtimin e Antonio Conte, te Chelsea, pasi ka lënë pas dëmtimin. Me blutë e Londrës ka luajtur vetëm 17 ndeshje në këtë sezon. Ai kishte një prezencë të vështirë në miqësoren e fundit me Rusinë, pasi nuk kishte shkuar me ekipin kombëtar që nga një miqësore e qershorit të vitit të kaluar, kundër Australisë.

Alex Sandro – Mbrojtësi i Juventusit u largua nga lista në favor të Filipe Luis. I padiskutueshëm në korsinë e majtë te “Zonja e Vjetër”, ai filloi dhe luajti në dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve të Amerikës së Jugut.

Mesfushorë
Luiz Gustavo
 – Mesfushori veteran ka arritur sërish në nivelin më të mirë te Olympique Marseille, duke luajtur 55 ndeshje dhe duke shënuar 6 gola, në mes të të gjitha garave sezonale. Brazili nuk e ka thirrur atë që nga viti 2016 dhe nuk ka pasur ftesë kurrë nga trajneri Tite, prandaj pritej mungesa e tij.

Rafinha – Mesfushori humbi gjysmën e sezonit për shkak të lëndimit dhe, pasi luajti disa minuta me Barçën në Kupë, u huazua tek Interi. Nën urdhërat e trajnerit Spaletti, ai ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Arthur – Një tjetër mungesë e madhe. Ylli i Gremios, me të cilin fitoi “Libertadores” në fund të nëntorit, nuk ka qenë titullar në mesfushën e trajnerit Tite. Ky i fundit e grumbulloi për dy eleminatoret e fundit të Amerikës së Jugut, por nuk pati minuta aktivizim.

Sulmuesit
Luan – Sulmuesi i Gremios u emërua lojtari më i mirë i “Copa Libertadores 2017”, pas shënimit të 8 golave në kampionat dhe një goli vendimtar kundër Lanus, në ndeshjen e dytë. Nuk do të shkojë në Rusi me Brazilin.

Anderosn Talisca – Lojtari i Besiktas ka mbyllur një sezon spektakolar, me 13 gola të shënuar në kampionatin turk, 4 gola në Ligën e Kampionëve dhe 2 gola në Kupën e Turqisë. Ai u thirr nga trajneri Titte për miqësoren kundër Rusisë, por e pa gjithë lojën nga stoli.

Willian José – Sulmuesi i Real Sociedad ishte pjesë e listës së trajnerit Tite për miqësoret e fundit të “Canarinhas” kundër Gjermanisë dhe Rusisë, megjithëse nuk kishte minuta aktivizim. Këtë sezon, ai ka shënuar 15 gola në La Liga dhe 5 gola në Ligën e Europës.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Lemar nuk bind, Atletico mendon për vëllain e…

Isa.Autor

Bayern-Dortmund, klasikja e Gjermanisë, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Bastoret tregojnë skuadrën favorite për të fituar Championsin

Q.Autor

Leave a Comment