Futboll La Liga Sport

E fundit për Iniestën, Coutinho “show”, Barcelona e mbyll me fitore…(VIDEO)

Barcelona ka fituar 1-0 ndaj Sociedad në ndeshjen e fundit për Andres Iniesta me ekipin “blaugrana” që kur debutoi para 17 vitesh. Pikërisht fundi i karrierës së kapitenit në “Camp Nou” ishte lajtmotivi i sfidës së fundit të kampionatit për ekipin e Ernesto Valverde, që e ka fituar titullin kampion prej katër javësh.

Mesfushori luajti 674 ndeshje me katalanasit në karrierën e tij. Ai ia dorëzoi shirtin Leo Messi, kapiteni i ardhshëm i Barcelona, golashënuesi më i mirë në këtë edicion të La Liga

Kur u mbush një orë lojë, Philippe Coutinho shënoi golin e vetëm për Barcelonën, me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone. Braziliani ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asiste, që kur u ble nga Liverpool për 160 milionë euro në janar.Kjo ishte ndeshja e fundit për kampionatin spanjoll 2017/18.

https://www.youtube.com/watch?v=Kfk1Ja9LMxw

Related posts

DRIDHET LAZIO/ Kryeqytetasit rrezikojnë të mbeten jashtë Ligës së Kampioneve

Delo.autor

DY SUPER GOLA/ Fillimisht barazon Liverpool me Origu, më pas kalon në avantazh Wolves me Neves (VIDEO)

Delo.autor

Derbi i Mançesterit vazhdon në merkato për yllin e Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment