Futboll Seria A Sport

E kërkon Manchester United. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk largohet nga Napoli

Djajtë e Kuq raportohet se janë gati për të nënshkruar më mbrojtësin e kombëtares shqiptare këtë verë, por agjenti i tij ka ripërsëritur sot se ai nuk është duke shkuar në ndonjë skuadër tjetër

Elseid Hysaj nuk e ka ndërmend që ta lërë Napolin dhe shumë shpejt pritet që ta zgjasë kontratën me klubin e Serie A.

Kështu ka thënë sot agjenti i tij, duke bërë që Manchester United të mos vihet në gjueti të talentit shqiptar që Sarri e mori me vete nga Napoli në vitin 2015.

“Hysaj ka qenë dhe do të mbetet në Napoli pavarësisht të ardhmes se Sarrit”, ka thënë agjenti i tij për Radio CRC, Mario Giuffredi.

“Ne kemi filluar bisedimet për një zgjatje të kontratës së tij, por ato u shtyn për shkak se Skudeto ishte prioritet i Napolit. Nëse dikush e dëshiron lojtarin mund ta kërkojë sepse nuk i dihet, por për momentin nuk mendoj se kjo do të ndodh”

Related posts

MERKATO E VERËS/ Xhevahirët në shitje, Tirana kërkon 1 milionë euro

Delo.autor

FORMULA 1/ Çmimi i Madh i Stirias: Dominon Mercedes, Ferrari bën “harakiri”

Delo.autor

Guardiola kundërshton Mourinho: Gara për titullin mbetet e hapur…

Q.Autor

Leave a Comment