Futboll Sport

Ofertë e pabesueshme për talentin që po shkëlqen te Partizanit

Partizani mund të humbasë në merkaton e verës një prej lojtarëve më premtues që ka fituar një vend titullari në këtë sezon futbollistik. Jasir Asani, 22 vjeçari që ka shënuar vetëm dy gola me fanellën e kuqe, ka oferta nga klube që janë pjesë e kampionatit në Azerbajxhan dhe Kazakistan. Klubi i kuq synon të përfitojë sa më shumë nga transferimi i futbollistit, por një kleçkë në kontratën e tij nuk ia jep këtë mundësi. Asani ka firmosur për katër vite me Partizanin kur u transferua nga Maqedonia dhe kryeqytetasit nuk kanë paguar asgjë për kartonin e tij, pasi ai ishte lojtar i lirë. Kontrata e gjatë është shenjë e qartë se klubi shpresonte në shitjen e lojtarit duke parë edhe moshën e tij të re.

Por, një klauzolë largimi jashtë vendit prej 400 mijë eurosh ia prish disi planet Partizanit, pasi mjafton që një klub të paguajë këtë shumë dhe futbollisti mund të largohet dhe “demat” e kanë të pamundur që të risin kërkesën financiare për të. Dhe deri më tani klubet që duan shërbimet e Asanit janë të gatshme që të paguajnë shifrën e klauzolës së tij dhe mesfushorit me tipare sulmuese i duhet vetëm të zgjedhë se ku do të luajë në të ardhmen. Ndërsa Partizani nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar, vetëm të kënaqet me mijërat eurot që do të përfitojë, pasi ka investuar vetëm një vit te futbollisti, që ka bërë paraqitje të mira.

Merkato te Partizani ka nisur disa ditë më parë, pasi drejtori sportiv Antonelo Preiti ndodhet në Itali, ku po mundohet të shesë tre futbollistë të tjerë të të kuqve. Jurgen Bardhi, Alban Hoxha dhe Esat Mala mund të transferohen gjithashtu jashtë vendit. Dhe në rast se transferimi i tyre realizohet, të kuqtë duhet që të futen në merkato për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm dhe Kupat e Europës, gjithmonë në rast se arrijnë të sigurojnë një vend.

Related posts

RRËFEN AVENTURËN NË FRANCË/ Thiago Silva: Ja kush më bindi të kaloja tek PSG

Delo.autor

“PEKIN 2022″/ Bien rastet me Covid-19, patinatorja ruse lejohet të garojë pas skandalit doping

Delo.autor

DËSHTIM I MADH/ ALLARDYCE: MARTIAL nuk është i denjë për Man United

Isa.Autor

Leave a Comment