Futboll Sport

Challandes: Mendoj për Nations League, rezultati i vëllazërores në plan të dytë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para vëllazërores me Shqipërinë, këmbënguli në faktin se për ekipin e tij është një mundësi e mirë për të provuar futbollistët e rinj, në kuadër të ndërtimit të një grupi konkurrues për Nations League.

Sfidë brenda familjes: “Është një ndeshje e veçantë, sepse është brenda familjes, vëllai i vogël përballë vëllait të madh. Do të luajmë me një skuadër të fortë dhe për ne është shumë e rëndësishme për përgatitjet për Nations League.”

Eksperienca e Shqipërisë: “Shqipëria është me shumë përvojë, ka marrë pjesë në Europian. Ne do të mësojmë shumë në këtë miqësore, sigurisht nëse do të kemi motivimin e duhur përballë një kundërshtari të fortë. Mavraj ndoshta ka më shumë ndeshje ndërkombëtare sesa e gjithë skuadra ime, përjashtojmë në këtë rast Ujkanin. Do të jetë një sfidë e madhe për ne.”

Mungesat dhe rezultati: “Valon Berisha apo Paçarada, Kryeziu dhe Voca… janë mungesa që më hapin probleme, por do t’i zëvendësojmë me lojtarë cilësorë të U-21. Duhet t’u japim eksperiencë lojtarëve të rinj, është një test shumë i rëndësishëm për të ardhmen. E di që njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë duan vetëm fitore, por si trajner duhet të mendoj përtej fitores, pra për të ardhmen. Kjo miqësore ëhstë zgjidhja më e mirë për të aktivizuar lojtarë të rinj.”

“Lufta” me Panuccin për talentet: “Konkurrenca me Shqipërinë është një problem i vogël për mua. Panuçi i Shqipërisë kërkon lojtarët më të mirë, edhe po ashtu për Kosovën, kjo është e natyrshme. Për mua si trajner i Kosovës është me rëndësi të bëj gjithçka për të bindur lojtarët që të luajnë për Kosovën. Panucci vepron në të njëjtën mënyrë, pra që talentet të pranojnë të luajnë për Shqipërinë.”

Në krah të trajnerit Challandes u shfaq kapiteni Samir Ujkani, për të cilin kjo përballje në Zvicër mbetet emocionuese: “Jemi përgatitur shumë mirë. Ka për të qenë ndeshje e rëndësishme, sepse luajmë kundër vëllezërve tanë. Ka për të qenë shumë emocionuese. Tashmë që luajmë edhe në Diasporë është edhe më bukur. Po përgatitemi për ndeshjet e shtatorit.”

Related posts

BARCELONA NË ANKTH/ Titullari në dyshim për ndeshjen në Champions League kundër Napolit

Delo.autor

PËRGJAKJA E SUPERSFIDËS/ Renato Saccone: Në janar do të bëjmë një samit të sigurisë, të evidentohen…

Delo.autor

Dembele i hapur të huazohet te skuadra londineze (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment