Futboll Ligue 1 Sport

Draxler për trajnerin e ri të PSG: Disa e duan, disa jo

Ai është transferimi më spektakolar i trajnerëve kët sezon.

Thomas Tuchel do të jetë në stolin e Paris Saint-Germain duke filluar nga sezoni i ri. Pjesë e ekipit janë edhe dy gjermanë, Kevin Trapp dhe Julian Draxler.

Por çfarë mendimi ka ylli i sulmit për trajnerin e ri?

“Mund t’i kisha bërë bisht kësaj pyetjeje duke thënë se jam i fokusuar vetëm te botërori. Por patjetër që jam kurioz për trajnerin e ri. Nuk e kam takuar ndonjëherë. Por kam dëgjuar vërdallë.

“Të gjithë kanë një mendim të mirë për punën e tij. Ndërsa për njeriun Tuchel, disa e duan dhe disa jo..

“Por kështu janë këto gjëra. Gjithsesi, jam i bindur se Parisi ka marrë një trajner fantastik.”

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht Club Brugge me “POKER” dhe mban kreun e grupit

Delo.autor

THUAJSE E KRYER/ Talenti më i madh i Europës drejt Juventusit

Delo.autor

BARCELONA FITON GOLA DHE PARA/ Ja avantazhet dhe disavantazhet për qëndrimin e Messit

Delo.autor

Leave a Comment