Futboll Sport

Ahmataj u largua nga KAMZA/ Drejtuesit kanë gati trajnerin e njohur

Julian Ahmataj u largua sot nga Kamza. I kontaktuar nga newsport.al trajneri i njohur deklaroi se ka qenë një dakortësi mes palëve që ai mos të vijonte punën për sezonin e ri. Në fakt, kjo disi e befasishme pasi 39-vjeçari arriti objektivin e vënë nga drejtuesit, qëndrimin në Superiore. Zakonisht kur arrihet suksesi vijohet bashkëpunimi, por me Kamzën nuk ndodhi kështu.

Drejtuesit kanë planet e qarta dhe nuk do të mendohet më për mbijetesë. Për edicionin e ri objektivi do të jenë Kupat e Europës, ndaj për këtë po mendohet një trajner me eksperiencë. Newsport.al mëson se Ernest Gjoka është emri i mundshëm për të drejtuar kamzalinjtë. Duhet theksuar se nuk ka asgjë zyrtare, por ish-trajneri i Vllaznisë është kandidat potencial për t’u ulur në stolin e ekipit kryeqytetas.

Related posts

NDIZET DERBI I “MADONINËS”/ Mesfushori Sensi: Ibrahimovic më shumë se frikë!

Delo.autor

MAKTHI GJERMAN/ Juventus sfidon Bayern Munchen dhe tabunë 13-vjeçare

Isa.Autor

Real Madrid motivon lojtarët me këtë “VIDEO” para finales me Liverpoolin

Sadik.Autor

Leave a Comment