Futboll La Liga Sport

Zidane nxeh El Clasico-n: Përse nuk do ta nderojmë Barçën në Camp Nou

Zinedine Zidane e ka bërë gati Real Madridin për ndeshjen kundër Barcelonës në “Camp Nou” ditën e diel. Një përballje, e cila tërheq miliona shikues, të etur për futboll të bukur dhe për të parë dy nga skuadrat më në formë të momentit. Nga njëra anë blaugranat, të cilët kanë fituar dy tituj këtë sezon, La Liga-n dhe Copa del Rey, e nga ana tjetër, “Galaktikët” të cilët janë në finalen e Kievit në Champions League e kanë shansin që të fitojnë për të tretën herë radhazi këtë trofe prestigjioz.

Por “El Clasico” nis më i nxehtë se kurrë. Tekniku francez e bën të qartë se nuk do të ketë rreshtim nderi për rivalët historikë, edhe pse në të kaluarën diçka e tillë ka ndodhur. Pikërisht kjo çështje ka ngjallu debat të madh midis të dyja palëve.

“Pas Kupës së Botës për klube, për ata nuk sithe e rëndësishme që të na respektonin me një rreshtim nderi. Ata pretendojnë se nuk kanë qenë në këtë kompeticion, por nuk është e vërtetë. Aty shkon nëpërmjet Ligës së Kampioneve, ku Barça mori pjesë. Ata nuk na nderuan. Ka rëndësi të respektojnë çfarë ne kemi arritur. Ne i respektojmë ata sepse fituan dyshe titujsh dhe i përgëzojmë për këtë. Por nuk kemi pse bëjmë diçka që ata nuk e bënë”, sqaroi edhe njëherë Zidane.

Nuk ka rëndësi se çfarë është në lojë, për Realin apo Barçën një “El Calsico” duhet fituar gjithnjë. Zizu e bën të qartë këtë. “Kur luan kundër Barcelonës është normale të jesh më i motivuar. Së fundmi forma jonë ka qenë e mirë, por gjërat ndryshojnë. Të shmangim dëmtimet? Ne nuk mund të mendojmë për këtë, vetëm duhet që të luajmë me intensitet. Cilido lojtar që do të jetë mirë, do të luajë”

Zidane refuzon që të pranojë se ky sezon ka qenë dështim për skuadrën që ai drejton. “Nuk kemi dështuar, edhe pse në La Liga nuk kemi qenë mirë. A është më e vështirë La Liga se Champions? Po gjithnjë e kam thënë, është”.

Në fund, një mesazh për Andres Iniesta-n. “Ai nuk është lojtar dosido, e vlerësojmë së tepërmi. Ne e përgëzojmë atë për punën e bërë dhe i urojmë suksese në jetë”.

Related posts

Merr fund kaosi te VLLAZNIA/ Shkodranët emërojnë trajnerin e ri dhe surprizojnë me drejtorin

Isa.Autor

LIVE/ Francë- Peru, “gjelat” e Deschamps “të etur” për golead

Sadik.Autor

FA CUP/ Chelsea “shkel” mbi Manchester dhe shkon në finale. De Gea dhe Maguire për turp (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment