Sport Të tjera

Elbasan, Luiza Gega triumfon në Mitingun Ndërkombëtar të atletikës

Atletet shqiptarë bënë prezantim dinjitoz në Mitingun ndërkombëtar të mbajtur në Elbasan Arena me praninë e 140 sportistëve nga vendi jonë, Kosova, Armenia, Italia, San Marino, Mali i Zi dhe Maqedonia

Luiza Gega triumfoi në garën e 1500 metrave me kohën 4.15.07, ndërsa Izmir Smajlaj garoi në kërcimin së gjati ku arriti 7.88 metra.

Luiza Gega: “Është një sport shumë i bukur, vlerësohet jashtë mase në botë, qoftë në lojrat Olimpike e vlerësojë shumë ateltikën si sport sepse pa atletikë nuk ka asnjëlloj sporti.

Por që Shqipëria, instituticionet nuk e mendojnë kështu siç e mendoj unë dhe shpresoj shumë që në një të ardhme gjërat të ndryshojnë dhe e ardhmja e këtij sporti të jetë pse jo më mirë se ç’është.

Do të marr pjesë në Demo Ligën e Romës më datë 31. Është sigurisht një nga aktivitet më të rëndësishme që bën Federata Botërore e Atletikës ku marrin pjesë sportistët më të mirë të botës. Por dy objektaivat më të rëndësishme të këtij viti janë lojrat Mesdhetare që janë në fund të qershorit, aty ëshët objektivi im më i madh.”

Rezultate pozitive regjistruan edhe atletë të tjerë shqiptarë

Gjergj Ruli: “Do të falenderoj mikëpritësit e Elbasanit, presidentin e Federatës Evropiane i cili po mbështet këtë aktivitet dhe aktorët që e ndjej se kanë bërë diçka një punë, mediat. Është shumë i rëndësishëm për Federatën shqiptare të Atletikës sepse promovon atletikën. Është besueshmëria që i ka dhënë Komiteti Europian, Federata Europiane që për 6 vite ne zhvillojmë aktivitete të tilla në Shqipëri dhe atletët vijnë.”

Mitingu Internacional i Atletikës u zhvillua në Elbasan Arena me pjesëmarrjen e veçantë të Presidenti Europian të Atletikës, Seiv Arnen Hansen, i cili më herët pati një takim edhe me kryebashkiakun Qazim Sejdini.

Mitingu Internacional i atletikës u zhvillua për të 4 vit në “Elbasan Arena”

Related posts

Eto’o befason me zgjedhjen, tregon Messin e dekadës së ardhshme

Sadik.Autor

“LUFTA E FTOHTË” MES CEFERIN DHE AGNELLI-T/ Presidenti i Juventus-it përjashtohet nga mbrëmja gala, ja shkaku…

Delo.autor

Tyson Fury: Nuk përballem me Bellew, pasi nuk dua t’i shkaktoj dramë familjare

Sadik.Autor

Leave a Comment