Futboll Seria A Sport

Emre Can brenda javës në Torino, emër surprizë për mbrojtjen e Juventusit

Emnre can do të mbërrijnë javën e ardhshme në Torinop prë të kryer vizitat mjekësore dhe për të rifmosur kontratën me Juventusin, duke u bërë kështu blerja e parë për skuadrën e trajnerit Max Allegri.

Gjermani luajti dje disa minuta në finalen e Kievit, humbur 1-3 nga Liverpool dhe ajo ka qenë hera e fundit që Can ka veshur fanellën e “reds”. Mesfushori 24-vjeçar ka rikuperuar nga dëmtimi dhe pritet të jetë gati për kampionët e Italisë sezonin e ardhshëm, duke qenë në dispozicion të trajnerit që në ditën e parë të grumbullimit, duke qenë se nuk do të jetë në Botëror.

Por Emre Can nuk do të jetë përforcimi i vetëm për bardhezinjtë, pasi drejtuesit e klubit italian po kërkojnë edhe dy mbrojtës të mirë, me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Përveç dy lojtarëve të Atltico Madrid, Jose Gimenez dhe Diego Godin, në shënjestër është vënë edhe mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt, që luan me Ajax. Një lojtar i ri, vetëm 19 vjeç, që luan në qendër të mbrojtjes dhe që kërkohet edhe nga Barcelona, Bayern e Manchester City. Një mbrojtës që kushton shumë, rreh 40 milionë euro, por që konsiderohet si talent në repart, ndaj investimi mund t’ia vlejë.

Mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt, që luan me Ajax

Related posts

SFIDA PORTUGALI-FRANCË/ Kampioni i botës sfidon idhullin e tij

Delo.autor

DERBI I ANGLISË/ Pas një asist nga Henderson, Salah ndëshkon Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

“GATI PROJEKTI I RI”/ Mediat italiane: Stadiumi “San Siro” mund të rrëzohet pasi nuk ka më interes

Delo.autor

Leave a Comment