Futboll Sport

KRIJIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Valdano: Angelli tradhtoi 200 klube, lufta u fitua nga tifozët e Anglisë

Jorge Valdano vlerësoi skenën e dështuar të Superligës. Megjithëse e kupton se projekti dështoi që në origjinën e tij, supozon se ajo që ka hedhur në tryezë në formë debati duhet të kryhet për të ardhmen e futbollit: Lojtarët nuk preken nga ajo që ndodh nëpër zyra. Unë isha dëshmitar i tërheqjes së klubeve themeluese të Superligës në kohë reale, nuk më befasoi shumë. Ka një traditë që duhet të merret parasysh, projekti m’u duk shumë i lëkundur, kështu që ishte i destinuar të binte.

Ishte e qartë se dokumenti që ata nënshkruan kishte shumë pak vlerë ligjore. Kjo luftë është fituar nga tifozët e Anglisë, sepse këtu në Spanjë askush nuk e ngriti gishtin. Ju nuk mund të bëni revolucion në një produkt kaq të njohur si futbolli pa e ditur produktin dhe pa e njohur klientin në thellësi. Ky projekt ka dështuar, por lë në tryezë nevojën për ndryshim, shumë e nevojshme. Organizatat e mëdha duhet të ulen me klubet për të arritur një lloj konsensusi.

Ju nuk mund të dilni në “El Chiringuito” (i referohet Perez) dhe të shpjegoni linjat e përgjithshme të ligjit. Ta paraqesësh veten si shpëtimtari i futbollit pa sqaruar shterueshëm atë që dëshironi të bësh përmes njerëzve të besueshëm, që janë të aftë dhe kredibël për projektin që do të vijë. Vetë futbolli, i cili është shumë i fuqishëm, u nënvlerësua. Ky sport duhet të mendojë për 4 miliardë tifozë, t’i bëjë ata të lumtur. Agnelli ishte përfaqësuesi i 200 ekipeve dhe ai i tradhtoi ato. Kjo nuk ishte shumë e mirë. Disa presidentë e kanë humbur besueshmërinë me këtë rast.

Probleme financiare? Njerëzit nuk merren me llogaritë e klubeve. Unë bëra një intervistë me Piqué, i cili më dha informacione shteruese. Llogaritë nuk dolën siç kishin pretenduar 12 klubet themeluese të Superligës. Unë nuk e di se sa borxhe kanë vërtet klubet, sidomos nga pandemia. E vërteta është se megaprojekti u shemb. Një ditë futbolli do ta gjejë kufirin”.

Related posts

BARCELONA NË ANKTH/ Humbet titullarin për Champions dhe El Clasico, ja emri

Delo.autor

E BUJSHME TEK MILAN/ PSG, Barcelona dhe Liverpool në sulm për liderin e mesfushës së “djallit”…

Delo.autor

COVID-19/ Plas te Bayern Munich, lojtarët dërgojnë klubin në… gjyq

Delo.autor

Leave a Comment