Futboll La Liga Sport

Eric Cartona: “Ajo që ka bërë Real është e papranueshme”

Eric Cantona nuk ka përdorur lojëra fjalësh kur është pyetur në lidhje me finalen e ardhshme të Champions League dhe për mundësitë që ka Liverpool për të fituar ndaj kampionëve në fuqi të Real Madrid.

Në një intervistë të dhënë për Eurosport, legjenda e futbollit francez nuk e ka humbur rastin për të goditur, siç bënte kur ndëshkonte kundërshtarët në fushën e lojës.

Ajo që ka irrituar më shumë francezin, përtej episodeve të arbitrave në Champions League (për këtë mund të pyeten tifozët e Bayern dhe Juventus), ka qenë mungesa e respektit e treguar nga madrilenët kundrejt Andres Iniesta. Real, në fakt, ka vendosur të mos e bëjë korridorin e nderit me rastin e “El Clasico”-s.

“Nuk mund të besoj se Real Madrid është sjellë në këtë mënyrë, – ka thënë Cantona. – Duhet të tregojë më shumë respekt ndaj kundërshtarit, ka qenë një mangësi e papranueshme”.

Në lidhje me vendimet e arbitrave: Është më e lehtë të fusësh përsëri brenda pastën e dhëmbëve në tubet se të shikosh një penallti të dhënë kundër Real Madrid”, ka thënë ai.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ RISI në Seria A, ja ku do të transmetohen ndeshjet (VENDIMI)

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Reali nuk pret deri vitin tjetër, gati oferta për të bindur Mbappe dhe PSG-në…

Delo.autor

NDRYSHON SUPERIORJA/ Java e 29-të do të luhet e gjitha në një ditë. Ja axhenda…

Delo.autor

Leave a Comment