Futboll Sport

Ervis Kraja nis punën me Vllazninë, prezantohet edhe stafi i tij

Ernest Gjoka e braktisi anijen i pari, kur e pa se ajo po mbytej. Bashkë me stafin e tij, të cilin e solli në Shkodër nga kryeqyteti, për ta shpëtuar Vllazninë në Superiore, ai u dorëhoq pas humbjes së fundit ndaj Partizanit. Një dështim profesional për këtë trajner, që brenda një viti e pa veten nga “parajsa”, si kampion me Kukësin, në “ferr”, si njeriu që i priu Vllaznisë drejt katastrofës.

Në fakt, rënia në Kategorinë e Parë e kuqebluve të Shkodrës nuk është bërë fakt i kryer matematikisht, edhe pse që të ndodhë ndryshe duhet një mrekulli. Kjo e fundit nuk është më në duart e 9 herë kampionëve të Shqipërisë, por e të tjerëve. Sa dhe si po lëvizin gjërat “nën rrogoz”, kjo mbetet të shihet, edhe pse fjalë ka shumë, po lëvizin deri edhe “peshat e rënda” të politikës.

Nuk mund të fshihet: Përmes ngjyrave kuqeblu po projektohet beteja e ardhshme elektorale për pushtetin vendor të kryeqendrës së veriut. Ervis Kraja, që është caktuar si trajner i Vllaznisë në dy javët e mbetura të kampionatit, ka filluar sot stërvitjen në fushën sportive të Golemit.

Ai nuk ka qenë vetëm, por me stafin që ka zgjedhur për këtë mision të pamundur, që është prezantuar nga administratori Gjyrezi. Për ta shpëtuar anijen, që mbyti Ernest Gjoka, Kraja do të ketë në mbështetje një grup trajnerësh të akademisë: Altin Xhahysën, Altin Kaçin, Ideal Lekiqin dhe Admir Mehjen.

Related posts

Zlatan është Zlatan, por ka edhe momente dobësie për suedezin (RASTET)

Isa.Autor

BARAZIM DRAMATIK NË FIRENCE/ Interit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit, përfiton Juventus

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Gazetari i njohur raporton LIVE, TELUSHI i HIDHET në QAFË dhe e…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment