Futboll Sport

Gjoka: Tifozët të na mbështesin, nuk na bën punë barazimi ndaj Kamzës

Vllaznia-Kamza do të jetë një finale e vërtetë për mbijetesën. Nesër në mbrëmje, në “Loro Boriçi” do të përvijohen ndjeshëm fatet e të dyja skuadrave në Superiore. Kuqebluve u duhet patjetër fitorja, ndërsa kamzalinjve u bën punë edhe barazimi.

Kjo për shkak se skuadra e Julian Ahmatajt ka për momentin dy pikë më shumë se Vllaznia. Në Shkodër e dinë se është “ora e së vërtetës”, çka e pranon edhe trajneri Ernest Gjoka: “Është një sfidë e fortë dhe është fakt që çdo takim e kemi luajtur për mbijetesën.

Kamza është një rival direkt, por ne duhet të jemi të qetë dhe të marrim rezultat pozitiv, që të fitojmë oksigjen për tri ndeshjet e fundit. Me barazimin nuk na dalin llogaritë, prandaj na duhet vetëm fitorja. Duhet të bëjmë gjithçka për gjithçka, aq më tepër në fushën tonë.

Uroj që t’i kemi tifozët sa më të shumtë në mbështetje, ndeshjen e nesërme. Ata janë oksigjen për ne. Në Shkodër i kemi zhgënjyer, prandaj tifozët nuk kanë qenë të shumtë. Shpresoj të vijnë e të na mbështesin, sepse na duhen në momentet më delikate të garës.

Shpresoj t’ia dalim dhe Vllaznia të mos luajë më për mbijetesë. Asnjëherë nuk më është lëkundur besimi, edhe kur dimri ishte shumë i egër këtu në Shkodër. Besoj se do t’ia dalim, edhe pse e dimë që gara do të jetë e fortë deri në fund. Sa i përket grupit, do të na mungojë vetëm Orelesi, i pezulluar, ndërsa lojtarët e tjerë janë gati”.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Aubamejang drejt rikthimit në Premier Ligë te rivalët e Arsenalit

F.autor

PO BËHET VIRALE/ Futet në mes turmës së lojtarëve, Verratti i drejtohet tifozit: Po ti, kush tr*pin je? (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Luksemburgu i jep asist Ronaldos, CR7 ndalet dy herë radhazi nga portieri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment