Sport Të tjera

Esmeralda Tuci: Gati për debutimin në Europa League, synojmë kualifikimin

Kombëtarja e volejbollit për femra do të luajë ditën e diel ndeshjen e parë në Europa League, ku më 20 maj do të përballet me Gjorgjinë në Tbilisi, ndërsa dy rivalet e tjera të Grupit B janë Austria dhe Izraeli. Prej 10 ditësh, volejbollistet kuqezi, të drejtuara nga trajnerët Altin Martiti dhe Roland Tarja, kanë nisur fazën përgatittore dhe të dielën do të debutojnë në këtë event të rëndësishëm europian. Ky është edicioni i tretë radhazi për kombëtaren që merr pjesë në Europa League, në Divizionin e Argjendtë.

Një nga volejbollistet me më shumë përvojë në kombëtare, Esmeralda Tuci, u shpreh: “Grumbullimi ka shkuar mjaft mirë për të gjitha vajzat e ekipit, një fazë përgatitore që është pritur me shumë entuziazëm nga të gjithë. Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme, pasi kemi qëndruar bashkë gjatë dy javëve të fundit dhe kemi punuar fort, ndaj mendoj se kjo periudhë do të ketë rëndësi për të arritur rezultatin e dëshiruar”, tha Esmeralda Tuci.

Jemi stërvitur dy herë në ditë dhe besoj se do të jemi gati për ndeshjen e parë, më 20 maj ndaj Gjeorgjisë. Ne shpresojmë që të arrijmë qëllimin që i kemi vënë vetes, që të kualifikohemi për në afzën finale. Kemi zhvilluar ndeshje të mira në edicionin e kaluar dhe i jemi afruar kualifikimit, që shpresojmë ta arrijmë këtë herë. Do të bëjmë të pamundurën për t’u kualifikuar dhe kënaqur tifozët tanë”, tha lojtarja e Partizanit në kampionatin shqiptar.

Shqipëria ndodhet në Divizionin e Argjendtë, në Grupin B, së bashku me Gjeorgjinë, Izraelin e Austrinë. “Vetëm këtë të fundit e njohim disi, ndërsa për dy rivalet e tjera nuk kemi shumë informacion. Pavarësisht kësaj, do të bëjmë të pamundurën për të dalë sa më mirë”, tha Tuci, e shpallur këtë vit kampione e Shqipërisë me Partizanin. “Shpresoj që entuziamin e këtij sezoni me Partizanin, që u shpallëm kampion pas 64 vitesh, ta transmetoj edhe te kombëtarja. Në arritëm një rezultat fantastik, kjo meritë e vajzave dhe stafit”, tha Tuci.

Kalendari i kombetareve te volejbollit ne Europa League

Related posts

TENIS/ Nadal më i mirë në histori, Medvedev synon të zbresë Djokovic nga froni

Delo.autor

KUQEZINJTË E VEGJËL/ FSHF bën publik programin, ja miqësoret e kombëtareve në nëntor

Isa.Autor

KËRKON TË ZËVENDËSOJË MAURO ICARDIN/ Inter pritet të paraqes një ofertë të re për Lukakun, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment