Futboll Seria A Sport

“MU RIKTHYEN FANTAZMAT BENEVENTO-MILAN”/ Gattuso: Ka njerëz që nuk sigurojnë dot bukën e gojës…

Napoli mposhti Beneventon ditën e sotme me përmbysje 2-1, ku pjesa e parë ishte mbyllur 1-0 në favor të ekipit të Inzagit. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo, u shpreh se në mendjen e tij erdhën kujtimet e këqija nga ndeshja Benevento-Milan para 2 viteve, kur debutonte me kuqezinjtë në një barazim, që asokohe konsiderohej si humbje, pasi Benevento në atë ndeshje mori pikën e parë.

Gjithashtu trajneri italian, foli edhe për situatën e krijuar në Napoli, ku kanë shpërthyer protestat kundër masave të marra nga qeveria për Koronavirusin, duke shtuar më tej se duhet menduar edhe për njerëzit që nuk sigurojnë dot jetesën.

“Fantazmat e Benevento-Milan në pjesën e parë? Ju mund të bëni shaka, por ndodheshim në të njëjtën pozitë. Kanë kaluar dy vite e gjysmë nga ndeshja e Milanit me Beneventon, por në mendje më erdhën ato momente të këqija. Megjithatë ne bëmë mirë. U futëm në lojë pasi kishim pësuar disfatë në Europë dhe ia dolëm të fitojmë. Benevento pësoi 5 gola nga Roma, por ai ishte një rezultat gënjeshtar. E dinim që do ishte ndeshje e vështirë, u futëm në fushë, me mendimin se përballë do kemi një kundërshtar që është gati për luftë.

Trazirat në qytetin e Napolit? Këto janë gjëra të shëmtuara që nuk duhen bërë, Unë mund të flas si një sipërmarrës, që kam restorante dhe mbi 40 persona të punësuar. Momenti është i vështirë dhe nuk duhet të harrojmë se ka njerëz, që me vështirësi sigurojnë jetesën e tyre. Para se të marrim vendime, duket të kuptojmë se ka njerëz në vështirësi të mëdha që nuk mund të sigurojnë bukën e gojës.

Titulli kampion? Pas 4 ndeshjeve, nuk mund të themi nëse Napoli është i denjë për titullin. Ne duhet të përqendrohemi për të marrë sa më shumë pikë në kampionat dhe më pas të shikojmë se deri ku do të arrijmë. “, përfundoi Gatuzo.

Related posts

Hyrje-dalje te Barcelona, por Bartomeu i mbyll derën këtij lojtari

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Barcelona “shëtit” në Torino, Dembele-Messi protagonistë. Morata vendos rekord historik

Delo.autor

U BË PROTAGONIST NË NDESHJEN KASTRIOTI-TIRANA/ FSHF merr vendimin drastik, përjashton arbitrin nga…

Delo.autor

Leave a Comment