Futboll Sport

Europa burim të ardhurash për Laçin, synohet për herë të pestë

Laçi është fenomeni i kampionatit shqiptar, një skuadër e cila për disa vite ka vendosur fatet e titullit, por mbi të gjitha duke pasur një ecuri të jashtëzakonshme me pjesëmarrjet në kompeticionet e UEFA-s.

Kampionati ose kupa kanë qenë rrugët e bardhezinjve për të shkuar në Europa League, aty ku madje kanë tentuar të lënë gjurmë. Kurbinasit të cilët u ngjitën në Superiore në përfundim të sezonit 2008-2009, kanë bërë mrekullinë që në edicionin e parë të tyre pas rikthimit në elitë, duke e mbyllur në vendin e 4-t.

Që nga debutimi europian në sezonin 2009-2010, ku Laçi u eliminua nga bjellorusët e Dniepr Mogilev, me rezultat të përgjithshëm 8-2, kanë ardhur më pas edhe 3 pjesëmarrje të tjera në kompeticionet e UEFA-s.

Pas fitimit të Kupës në sezonin 2014-2015, Laçi shkroi historinë edhe në Europë, duke kaluar një tur, pasi eliminoi Rudar Velenjen pas penalltive, duke qenë se dy ndeshjet dhuruan rezultatin e njëjtë 1-1. Edhe aventura e fundit në Europë ndaj Inter Baku rezultoi e pafat pasi Laçi u eliminua pas golit në fushën kundërshtare, me sfidën e kthimit që u mbyll 1-1, pas barazimit pa gola në Azerbaixhan.

Që nga debutimi në Europë i bardhezinjve, nga skuadrat shqiptare vetëm Skënderbeu dhe Kukësi numërojnë më shumë pjesëmarrje sesa Laçi, 6 për korçarët, 5 për verilindorët dhe 4 për Laçin e Tiranën. Pa bujë, kurbinasit arrijnë të përfaqësojnë kampionatin shqiptar në kompeticioent e UEFA-s, por mbi të gjitha të arkëtojnë të ardhurat e nevojshme për ndërtimin e një skuadre pretendente.

Related posts

MOMENTE TENSIONI NË ANGLI/ Shikoni si degjeneron situata në ndeshjen Tottenham-Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ COVID-19 bën kërdinë te klubi zviceran, presidenti i prish kontratën futbollistit shqiptar dhe 7 lojtarëve të tjerë (EMRAT)

Delo.autor

NGA TURPËRIMI I BOATENG TEK GOLI ME KOKË/ Shijoni 10 “MAGJITË” e Leo Messit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment