Europa League Futboll Sport UEFA

Europa League/ Simeone përzgjedh sfiduesit, Wenger do lavdinë

Arsenali ishte i pafuqishëm për të regjistruar një rezultat favorizues për ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Emirates”. Rivalët e Atletico Madrid luajtën prej minutës së dhjetë me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Vrsaljko u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve, duke penalizuar skuadrën e tij, që gjithsesi rezistoi dhe në fund doli e pamposhtur. Golit të shënuar nga Lacazette iu përgjigj Antoine Griezmann në fund të takimit dhe gjithçka do të vendoset sonte prej orës 21:05 në takimin e kthimit që luhet në “Wanda Metropolitano”. Por si do të rreshtohen skuadrat në fushën e blertë?

ATLETICO MADRID – Diego Simeone ka bërë vetëm një ndryshim të detyruar në formacion, pasi Vrsaljko u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë në Londër. Vendin e tij pritet që ta zërë Thomas Partey, i cili plotëson katërshen e prapavijës me Gimenez, Godin dhe Lucas Hernandez. Oblak në portë është i padiskutueshëm, kurse në qendër të mesfushës Godin do të ketë në krah Saul Nigez. Diego Costa dhe Griezmann në sulm do të kenë mbështetjen e Koke dhe Vitolo nga krahët.

ARSENAL – Arsene Wenger kërkon të largohet me lavdi nga Arsenal-i dhe dëshira është që të sigurojë kualfikimin në finalen e Europa League dhe më pas ta fitojë këtë trofe, që do e dërgonte skuadrën londineze në Champions League. Barazimi 1-1 në shtëpi nuk është se i favorizon “Topçinjtë”, që kanë rikuperuar për ndeshjen e sotme armenin Mkhitaryan, i cili së bashku më Ozil dhe Lacazette do të formojnë tredhëmbëshin e sulmit dhe do të kenë si detyrë të çojnë skuadrën tyre të goli.

ATLETICO MADRID – ARSENAL (1-1)

ATLETICO MADRID (4-4-2): Oblak; Thomas, Godin, Gimenez, Lucas; Saul, Gabi, Koke, Vitolo; Griezmann, Costa. Mungesat: Juan Fran (dëmtim), Vrsaljko (karton i kuq)

ARSENAL (4-3-2-1): Ospina; Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal; Ramsey, Xhaka, Wilshere; Ozil, Mkhitaryan; Lacazette. Mungesat: Cazorla (i dëmtuar), Elnemy (Dëmtim)

Gjyqtar: G. Rochi

Related posts

6 DITË PAS TRANSFERIMIT NË KAMPIONATIN POLAK/ Shkëlqeu në stërvitjen e parë, Muçi merr lajmin e mirë nga trajneri i Legias

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Barcelona has pengesa për Wijnaldum, hidhet me kokë tek ylli i Milan-it….

Delo.autor

“Bomba” e ditës: Portieri më i mirë në itali pranon ofertën e gjigantit evropian

Sadik.Autor

Leave a Comment