Futboll Ligue 1 Sport

Fekir për Liverpoolin: Mendoj vetëm për Lyonin, vendos në fund të sezonit

Një nga temat më të përfolura në ditët e fundit ka qenë kalimi i mundshëm i Nabil Fekir te Liverpoolit. Raportohet se Reds i kanë ofruar Lyonit rreth 70 milionë euro dhe klubi francez ka pranuar ofertën, ndërsa rreth kësaj teme ka folur edhe vet lojtari.

“Liverpooli? Kam dëgjuar disa thashetheme, por aktualisht jam lojtar i Lyonit”.“Mendoj se si të përgatitem sa më mirë për dy ndeshjet e fundi dhe asgjë më shumë”. “Në fund të sezonit do të shohim, por siç e dini, Lyoni është klubi im i zemrës dhe dua ta shikoj në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Fekir, shkruan TuttoMercatoWeb.

Me dy ndeshje nga fundi i sezonit Lyoni renditet i dyti në tabelë me 75 pikë, i ndjekur Monaco me 74 dhe Marseille me 73. Vlen të theksohet se në Ligue 1, vendi i tretë luan në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligë së Kampionëve.

Related posts

Kritika nga të dyja anët, Ozilin nuk e duan as në Turqi

Isa.Autor

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Marotta gati 70 milionë euro për yllin e Napolit…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Shehi: Është një fitore shumë e rëndësishme. Kemi ndryshuar modul dhe…

Delo.autor

Leave a Comment