Futboll Seria A Sport

TELENOVELA “KESSIE” VAZHDON/ Arrigo Saki: Mjafton ta lënë jashtë… skuadre

Nuk është gjendur gjuha e përbashkët dhe Milani po vlerëson shitjen e Frenk Kesit në merkaton e muajit janar. Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk është më ai lojtar që ka udhëhequr Milanin drejt Champions-it dhe është me “valixhe në duar”.

Skadenca e kontratës aktuale është më 30 qershor 2022, por kuqezinjtë nuk duan kurrsesi që ta humbasin pa fituar asgjë dhe planifikojnë ta largojnë që në muajin janar nëse nuk arrihet një marrëveshje në momentet muajt në vijim.

Drejtori Maldini ka zbuluar se bisedimet me menaxherin vijojnë prej më shumë se një viti dhe kushtet financiare tashmë janë të njohura.

Kuqezinjtë ofrojnë 6,5 milionë euro, ndërsa kërkesa e liderit të mesfushës është 8 milionë, një kërkesë që sipas drejtuesve është shumë e lartë.

I RËNDUAR – Në gjendjen e tij thuhet se ndikojnë edhe sinjalet e PSG-së. Krerët francezë mezi presin ta rrëmbejnë afrikanin dhe thuhet se janë gati t’i garantojnë 9-10 milionë euro në vit. Gjatë këtij sezoni Kesi është aktivizuar në gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ende nuk ka gjetur rrugën e golit. Vera në Olimpiadë dhe pushimet e pakta mund të kenë vonuar gjetjen e formës nga ana e Kesit që pikërisht në ditët e “Tokio 2020” deklaronte hapur dashurinë e tij për Milanin dhe se rinovimi ishte thjesht çështje kohe.

Kanë kaluar tre muaj nga ajo deklaratë, por 24-vjeçari nuk po bën asnjë përçapje për të rregulluar gjërat e për më tepër është kthyer në problem. Ishte pikërisht ai një nga faktorët e humbjes së kuqezinjve në Champions kundër Atletikos së Madridit. Edhe pse në avantazh të një goli, djemtë e Piolit nuk e ruajtën dot rezultatin pasi luajtën për më tepër se një orë me një lojtar më pak. Ai ishte Kesi.

RECETA E SAKIT – Situata e mesfushorit përbën shqetësim në ambientet kuqezi. Arrigo Saki, një që këto dinamika i njeh mirë, ka edhe recetën për të dalë nga situata e krijuar për një rinovim që vijon të vonojë. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, 75-vjeçari ka deklaruar: “Gjendja e Kesit nuk duhej të kishte ndodhur.

Është një mëkat i madh, aq më tepër në një moment si ky që po kalon Milani. Skuadra është e fortë dhe luan bukur, por mund të bënte më tepër me Kesin në formën ideale. Nuk e them unë që ai nuk po jep kontributin e sezoneve të fundit. Thuhet se shkak është problem i rinovimit të kontratës. Nëse është kështu, klubi duhet të arrijë një akord. Përndryshe, ta lënë lojtarin jashtë skuadre”.

Related posts

Marrëdhënia Allegri-Gattuso nisi me “ik pirdhu” dhe përfundoi me komplimeta!!!

Sadik.Autor

“AI ËSHTË SHOKU IM, KA QENË KAPITENI…”/ Buffon flet mbi zgjedhjen e Contes: Ai duhet të vlerësohet nga tifozët pasi…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Boksieri GODET FUQISHËM trajnerin e tij në mes të ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment