Futboll Sport

Femrat e Lyon fitojnë Champions League për të tretën herë radhazi

Lyon ka fituar finalen e Champions League për femra për të pestën herë – dhe të tretën herë radhazi – teksa mposhti Wolfsburg 4-1 në një finale dramatike.

Wolfsburg mori avantazhin në Kiev nëpërmjet Harder në fillim të kohës shtesë pasi 90 minutat kishin përfunduar 0-0.

Por pasi Popp u largua me karton të kuq, Lyon filloi të dominonte duke shënuar tre gola brenda pesë minutave.

Amadine Henry shënoi golin e barazimit, ndërsa Eugenie Le Sommer i dha avantazhin skuadrës franceze.

Golat e Ada Hegerberg dhe zëvendësueses Camille Abily – në ndeshjen e saj të fundit në prag të pensioni –  i siguruan Lyon një tjetër titull.

Related posts

TRAJNERI DALIPI NË “LUFTË” ME KOHËN/ Dyndje lojtarësh në provë te Luftëtari

Delo.autor

Mirel Josa zhgënjen në ndeshjen e parë, Prishtina “ngec” në debutim

Isa.Autor

CHAMPIONS/ “Blutë e Londrës” në tapet, Bayern tregon supermacinë me Perisic (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment