Formula 1 Sport

FIA heq “flamurin blu” në gara, parakalimet bëhen më të vështira

Pilotët që duelojnë për fitoren dhe që janë një xhiro përpara pilotëve më të avashtë, gjithnjë kanë patur avantazhin e një parakalimi të lehtë, pasi flamujt blu që valëvitin komisarët e pistës sinjalizojnë hapjen e krahut nga ta që janë një xhiro pas.

Por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit pritet ta modifikojë këtë rregull, madje ta heqë atë, çka do të thotë që pilotët e avashtë nuk janë të detyruar më të hapin krahun edhe pse janë një apo më shumë xhiro pas pilotët që vjen pas tyre.

Ky modifikim i rregullores pritet ta bëjë më të bukur garën, pasi pilotët që pretendojnë për fitore, mund të vuajnë mjaft për të bërë këto parakalime “të lehta”, duke humbur mjaft kohë pas makinave më të avashta në pistë. “Ky ndryshim është propozuar disa herë, por nuk ka gjetur mbështetje. Gjithsesi, ne e kemi vlerësuar si të kotë këtë rregull, ndaj po mendojmë për ta hequr atë në të ardhmen, për t’i bërë garat më tërheqëse dhe parakalimet më të vështira”, cha Charlie Whiting, drejtori i garave të Formula 1.

Related posts

“E TURPSHME”/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë (VIDEO)

Delo.autor

“JANË NJË KATASTROFË E VËRTETË”/ Sulmuesi i Romës: Në Serinë A është më keq se në kategorinë e tretë të Argjkentinës

Delo.autor

ZYRTARE/ Përforcimi i dytë, Tirana firmos me ish-kapitenin e Kombëtares Shpresa

Delo.autor

Leave a Comment