Futboll Sport

FIFA zemërgjerë, dhuron 2 milionë dollarë për pesë kombëtare

Pesë skuadrat afrikanë që janë kualifikuar për Botërorin “Rusi 2018”, do të marrin një shpërblim nga FIFA prej 2 milionë dollar që të zhvillojnë fazën përgatitore. Vendimi, sipas mediave lokale, ka ardhur pas negociatave të presidentit të CAF, Ahmad Ahmad  dhe përfaqësuesve të FIFA-s, të cilët kanë arritur marrëveshjen e jashtëzakonshme më 12 prill. Kjo pason vendimin e Komitetit të Emergjencave të CAF të dhënë më 1 dhjetor dhe të ratifikuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Afrikane të Futbollit (CAF) më 10 janar. Në takimin e zhvilluar kishin rënë dakord për sigurimin e mbështetjes financiare të jashtëzakonshme për pesë përfaqësueset afrikane për fazën përgatitore që do të bëjnë para fillimit të kompeticionit në Rusi.

Kjo marrëveshje si një paradhënie për shumën përfundimtare nga FIFA ka për qëllim që t’u lejoje pjesëmarrësve në Kupën e Botës që të kenë përgatitje dhe sa më shumë harmoni në ekip. Kjo do të ndihmojë gjithashtu për zgjidhjen paraprake të shpërblimeve për lojtarët, që më parë ka ndikuar negativisht në imazhin e futbollit afrikan, pas situatave jo të mira të krijuara.

Pesë ekipet afrikane që kanë siguruar një biletë për në Rusi janë: Nigeria, Sengeali, Egjipti dhe Maroku. Drejtuesit e përfaqësueseve në fjalë do të kontaktojnë me Divizionin Financiar të FIFA-s për fondin. Mes tyre ka përfituar edhe kombëtarja e yllit të Liverpool, Mohamed Salah, i cili së fundmi është shfaqur kritik ndaj Federatës së vendit të tij për shkak të përdorimit të imazhit të tij pa leje.

Botërori do të nisë muajin që vjen më datë 14-të. Ndeshja hapëse do të luhet mes ekipit pritës, Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Related posts

CAPELLO zbulon detaje për RONALDOS: Nuk mendonte për FUTBOLLIN, në karrierën time është…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Klubi i Bundesligas thyen pandeminë dhe rihap stadiumin për 8500 tifozë!

Delo.autor

GUARDIOLA PIKETON “MURIN” E INTER/ Kampionët e Anglisë propozojnë shkëmbimin me…

Delo.autor

Leave a Comment