Champions League Futboll Sport

Finalja e Kievit/ Shikimi armiqësor i Ronaldos ndaj Jurgen Klopp (FOTO)

Cristiano Ronaldo e do me patjetër këtë trofe të Ligës së Kampioneve. Ajo do ta ndihmojë shumë për të tjerë suksese invidivuale. Por aq shumë e do edhe arkitekti i këtij Liverpool-i të jashtëzakonshëm, trajneri Jurgen Klopp.

Mediet kanë arritur që të kapin momentin kur CR7 dhe Klopp janë përballur në tunelin stadiumit “Olimpik” pak para se të futeshin në fushë. Ylli portugez po e shikonte gjermanin me një shikim sfidues, si për t’i bërë atij presion.

Me të vënë re këtë qëndrim të sulmuesit, gjermani u drejtua nga ai dhe nuk ia ndau sytë deri sa të dy u detyruan të futeshin në fushë për t’u rreshtuar e për tu bërë gati për nisjen e takimit.  Mediet spanjolle gjithashtu raportojnë për një episod mjaft të veçantë.

Gjatë nxehjes së ekipeve, tekniku Klopp qëndroi në fushë dhe u përqendrua më shumë tek ekipi i Ralit se sa i tij. Nga mediet spanjolle kjo u konsiderua si një provokim i teknikut të të kuqve. Këtë gjë ai e ka bërë edhe kur ishte pjesë e Dortmund.

 

Related posts

Video/ Klubi i ri i beson numrin 10-të, zbulohet e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares

Q.Autor

LIVE/ Superkupa e Europës: Mbyllet ndeshja Bayern Munich-Sevilla. Rezultati 2-1

Delo.autor

BEFASON AGUERO/ Sulmuesi zbulon se MIKU i tij më i mirë është lojtari i Man United

Isa.Autor

Leave a Comment