Futboll Premier League Sport

Nabil Fekir mohon se është pranë Liverpool

Nabil Fekir ka hedhur poshtë zërat e një transferimi të tij te Liverpool, me sulmuesin e Lyon që insiston se do të mendohet mirë për të ardhmen e tij.

Fakir ka shënuar 18 gola në sezonin që sapo përfundoi në Ligue 1 teksa skuadra e Bruno Genesio siguroi kualifikimin në Champions League.

Ai ka merituar një vend në skuadrën e Francës në Kupën e Botës pas paraqitjeve fantastike.

“Është e vërtetë që po diskutojmë me disa klube. Por do të marr kohën time për të menduar.

“Nuk ka rëndësi nëse nënshkruaj para apo pas botërorit. Siç kam thënë do ta marr shtruar.”

Presidenti i Pyon ka konfirmuar interesin e skuadrave për Fekir gjatë një interviste me L’Equipe këtë javë, por ka insistuar se nuk ka asnjë ofertë formale në këtë fazë.

“Ai (presidenti) e di dëshirën time, dhe për këtë do të flasim në ditët e ardhshme.”

Related posts

“ËSHTË ENDE MBIPESHË, KA DISA KG SHTESË…”/ Shikoni yllin e Atalanta-s si është transformuar (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN PARA KALIMIT TEK INTER/ “Bomberi” Lukaku rrëfen telefonatën CR7: Doli ajo që më tha ai!

Delo.autor

FITORJA NË “EL CLASICO”/ Nuk ndodhte prej 45 vitesh, Courtois futet në historinë e Realit!

Delo.autor

Leave a Comment