Futboll La Liga Sport

LUKAKU SHPËTIMTARI I INTER/ Conte nuk ka asnjë pishman, duartroket lojtarët

Ashtu si një vit më parë, Inter e nis me blof aventurën në Champions, nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi përballë B.Monchengladbach, një ndeshje që mund të shkonte dhe më keq nëse nuk do të ishte për Romelu Lukaku. Belgu tërheq edhe një herë i vetëm Inter, këtë radhë me një “dopjetë”. Ky “X” lë sigurisht një shije të hidhur pasi gjermanët goditën vetëm dy herë portën e Handanovic. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Lukaku kaloi Inter në avantazh. Festa zgjati pak pasi Vidal shkaktoi një 11-metërsh në minutën 63-të çka solli baraspeshën në “San Siro”. Një gabim në vendosje solli dhe përmbysjen e gjermanëve me Hofmann që i vetëm përballë Handanovic i kali topin mes këmbëve. Në fund, në minutën e 90-të, mendoi i përhershmi Lukaku për të shmangur humbjen e Inter.

Conte

Ndryshe nga opinioni sportiv italian, Antonio Conte nuk e bën dramë barazim 2-2 përballë Gladbach: “Nuk ka të krahasuar me ndeshjen e një viti më parë, këtë herë luajtëm mirë. Nuk mbaj mend pritje të Samir, ndërsa ne krijuam shumë raste. Nuk kam asgjë se çfarë ti kërkoj djemve, sigurisht që ka vend për përmirësim, shpesh bëjmë disa gabime. Eriksen? Zhvilloi një ndeshje të mirë”, u shpreh Conte pas ndeshjes.

Related posts

SKUADRA KLOPIT E FRIKSHME/ Por Xheko di si t’u shënojë anglezëve

Delo.autor

Kjo është shuma që Ronaldo pagoi për t’i shpëtuar burgut

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Messi dhe Suarez kanë shënuar më shumë se skuadrat e La Ligas

Delo.autor

Leave a Comment