Futboll La Liga Sport

12.5 MILIONË EURO BORXHE/ Klubi austriak rrezikon falimentimin, Alaba i shkon në ndihmë

Klubi i vjetër austriak i David Alaba, Austria e Vjenës, ku është rritur për gjashtë vite para se të transferohej te Bayern Munich, rrezikon dështimin.

Mbrojtësi i Real Madrid po kërkon ta ndihmojë, bashkë me një fond investimi.

Skuadra austriake ka një borxh prej 12.5 milionë eurosh, i cili duhet shlyer brenda së premtes për të shmangur falimentimin.

Majin e kaluar, Alaba është bërë edhe ortak minorance i klubit, me 2% të kuotave, por kjo nuk ka mjaftuar për të rregulluar bilancet.

Related posts

ARSENAL NUK FAL NDAJ SUNDERLAND/ Chelsea feston në transfertë, mposhtet Burnley i Brojës

F.autor

Chelsea e refuzon ofertën e majme të Barcelonës për super yllin e skuadrës

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea përfiton një penallti, Jorginho nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment