Futboll Sport

Luftëtari-Partizani takimi i së vërtetës për një vend në kupat e europës

Për Luftëtarin dhe Partizanin sfida mes tyre mund të jetë mundësia ideale për të shtruar rrugën drejt Europës. Për gjirokastritët sidomos një fitore pothuajse do të zyrtarizonte pjesëmarrjen e tyre në kompeticionet europiane verën e ardhshme, duke risjellë kështu një rikthim të bujshëm të bluzinjve në Europë si një arritje e merituar për gjithçka kjo skuadër ka bërë në dy sezonet e fundit në Superiore, jo vetëm me rezultate, por me evidentimin e elementëve cilësorë.

Ndërkohë që Partizani me një sukses jo vetëm që nuk do të mbetej jashtë garës për vendin e 3-të, por të paktën mund të hidhte një hap të rëndësishëm për vendin e katërt, nëse Skënderbeu do të konfirmohet dhe në KAS, që nuk do të luajë në kompeticionet europian.Sfidat e 3 fazave të para kanë treguar se Luftëtari dhe Partizani kanë qenë të fortë në ndeshjet shtëpiake, madje humbja 5-0 e fazës së dytë djeg ende te të kuqtë. Situata te kryeqytetasit nuk është ndër më të mirat, sidomos pas humbjes me Teutën në shtëpi, por një sukses në Gjirokastër mund të shpëtonte sezonin e të kuqve.

Gjithsesi, Luftëtari, duke ditur rëndësinë e përballjes, kërkon të ketë dhe mbështetjen maksimale të tifozërisë për këtë sfidë dhe për këtë arsye hyrja e fëmijëve do të jetë falas, ndërsa në një prej sektorëve të stadiumit do të lejohet hyrja e tifozëve pa biletë.

Related posts

Interi ka kontrat të re për Antonio Candreva

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ “Çmendet” Manchester United, ëndrra kushton 130 milionë euro (EMRI)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool mposht Lepzig falë dyshes Salah-Mane dhe kalon në fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment