Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPER SFIDA E SUPERIORES/ Tirana-Teuta, momenti i bardhebluve për të fituar

Këtë sezon me Teutën, Tirana nuk ka arritur ende asnjë fitore në kampionat.

Dy barazime në dy fazat e para kanë treguar pak a shumë që bardheblutë ndaj durrsakëve vuajnë gjithmonë sidomos në vitet e fundit ku jo përherë kanë qenë favoritë.

Ghithsesi ecuria e jashtëzakonshme me Egbon në stol mund të bëjnë që për Tiranën të ketë ardhur momenti i duhur për të marrë një fitore në këtë kampionat ndaj durrsakëve.

Egbo mund të jetë çelësi i një suksesi të mundshëm të bardhebluve, aq më tepër që duket sikur me magji ka ndryshuar kryekëput sezonin e tiranës duke i dhënë 24 herë kampionëve atë grintë që i mungonte në javët e para të Superiores, shkruan Super Sport.

Mbi të gjitha Tiranës deri tani Air Albania stadium i ka sjellë fat sepse aty fituan derbin pas një serie të gjatë negative dhe tanimë mund të jetë momenti i duhur për të bërë dhe kthesën me Teutën.

Një fitore që do të vazhdonte ta mbante Tiranën si pretendente kryesorë për fitimin e titullit, siç është transformuar në javët e fundit dhe mbi të gjitha ndaj rivali të fortë si Teuta mund të nevojitet ajo forca karakteri që Emanuel Egbo ka mundur të injektojë te Tirana.

Related posts

PRAPASKENA/ Aliji pa ekip: Mbrojtësi kuqezi refuzon Izraelin për një arsye BEFASUESE

Isa.Autor

INTERI NË FESTË/ Telenovela “Modric”: REALI denoncon zikaltërit tek UEFA

Isa.Autor

SHQIPËRI-SAN MARINO/ 16 të verdhë në 5 ndeshje, ja lojtarët e ndëshkuar tek Kombëtarja…

Delo.autor

Leave a Comment