Futboll Sport

Flamurtari-Laçi nuk dihet ende ku do luhet, ja “oferta” e vlonjatëve për FSHF

Çudira shqiptare që zor se i has në ndonjë vend tjetër europian. 24 orë para ndeshjes Flamurtari-Laçi, nuk dihet ende se në cilin stadium do të luhet. Vetëm pak orë më parë klubi vlonjat u dënua me zhvillimin e dy ndeshjeve në fushë asnjanëse. Në këto kushte, organizimi i takimit të nesërm, që ishte parashikuar të luhej në orën 19:00 në Vlorë, dështon dhe kësisoji drejtuesit e
Flamurtarit duhet të mendojnë për një fushë tjetër.

Fillimisht si alternativë është menduar stadiumi “Loni Papuçiu” i Fierit, që nesër është i lirë, pasi Apolonia luan në transfertë. Alternativë është edhe stadiumi i Ballshit. Ndërkohë, nga Vlora enkas për “Panorama Sport” vjen një përgjigje ironike. “Ta bëjmë ndeshjen ku të dojë FSHF. Pse jo edhe në Laç, ku të duan ata. Ne preferojmë Orikumin në fakt”.

Related posts

E PAPRITUR/ Shtanget Milan në momentin më të mirë, titullari mendon të kthehet në Gjermani

Delo.autor

GOLI HISTORIK ME SPANJËN/ Familja e Ansu Fati “shpërthen” në festë të “çmendur” (VIDEO)

Delo.autor

PEREZ BËN NDRYSHIME RRËNJËSORE / 6 blerje për 4 pozicione dhe 4 lojtarë sigurojnë qëndrimin, ja emrat e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment