Futboll La Liga Sport

Neymar, Salah dhe Cristiano, Zidane ka një përgjigje për të gjithë

Zinedine Zidane, në konferencën e sotme për shtyp ka komentuar barazimin 2-2 ndaj Barcelonës dhe finalen e Champions League që do të luhet më 26 maj. Ndër të tjera ai foli edhe për takimin e radhës që do të luajnë ndaj Sevillas ditën e nesërme në kuadër të javës së 36-të të La Ligas.

“Kemi edhe tri ndeshje për të mbyllur kampionatin dhe sigurisht nesër do të japim maksimumin për të bërë një ndeshje të mirë, si gjithnjë. Është një mundësi e mirë për të marrë tri pikë duke ditur se ato luajnë shumë. Do të bëjmë një ndeshje të mirë”

Sjellja e Messit në “El Clasico”

“Nuk jam i befasuar dhe nuk do të flas për këtë. Kjo gjë ka mbetur në fushë, ashtu sikurse edhe pjesa jonë”.

Liverpool dhe Salah

“Ekipi e di se me çfarë ekipi do të përballemi në finale. E dimë se çfarë ato kanë, i kanë të gjitha nga pak, fizik, teknikë dhe shpejtësi. Është ekip anglez, kështu që mbron dhe sulmohet, dinë ta bëjnë mirë këtë gjë. Ka ende shumë gjëra, por nuk dua të them gjë. Salah është një lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk është i imi”.

Neymar

“Kjo është pyetja? Neymar nuk është lojtari im dhe nuk do të flas për këtë. Më intereson t’a mbyll mirë sezonin”.

Carvajal

“Të gjithë do të vijnë, Cristiano, Isco dhe Carvajal. Ai që është diskutuar më shumë është Cristiano por edhe ai po ecën mirë. Po ecën normalisht, Isco gjithashtu është mirë, Carvajal i duhet dhe pak kohë, por fizikisht po punon mirë”.

Finalja e Kiev

“Do të vijnë të gjithë në finale, ju them se 150% do të jenë”.

Related posts

Abazaj: Besoj se Kombëtarja është e hapur për çdo lojtar, te Andërlehti nuk po luaj sepse…

Isa.Autor

Griezmann i prishi shumë punë Valverdes, megjithatë Barça ka një ide të re

Sadik.Autor

Nisma e derbit, Milani në fushë me një uniformë të veçantë

Sadik.Autor

Leave a Comment