Futboll Ligue 1 Sport

Neymar nis kontaktet me topin, por përfundon i rraskapitur (VIDEO)

Neymar, i cili shkoi nëpër sallën e operacionit, pas lëndimit në shkurt dhe situatës së komplikuar të metatarsalit të pestë të këmbës së djathtë, është kthyer në kontaktet me topin. Sulmuesi brazilian u kthye në Paris me aeroplan privat dhe u rrethua nga të gjithë miqtë e tij. Tashmë, ai është duke u trajnuar nën mbikëqyrjen e klubit francez.

Neymar, i cili po ndjek planin e vet të rimëkëmbjes, ka dashur t’i ndajë seancat e trajnimit të tij me pasuesit në rrjetet sociale. Së fundi, sulmuesi brazilian ka hedhur një video, ku tregon se ka nisur kontaktet me topin, edhe pse kjo etapë duket se është e lodhshme për të, aq sa plandoset përtokë pas disa xhonglimeve me “sferën” nëpër këmbë…

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Milan kërkoi Paulo Dybalan në merkaton e verës, por…

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ XAVI vlerësonte RONALDON më shumë se MESSIN, sepse…

Isa.Autor

DEL VIDEO/ Përkthyesi i Perisic shkarkohet gjatë konferencës për shtyp

F.autor

Leave a Comment