Futboll Seria A Sport

Flet tri gjuhë dhe mban numrin e Zanetti-t, njihuni me irlandezin që po çmend akademinë e Inter

Nuk ka shumë irlandezë 19-vjeçare që flasin tri gjuhë të huaja dhe që kanë si objektiv të luajnë në një prej klubeve më të mëdha në botë.

Kështu që Ryan Nolan është një njeri i veçantë. Historia e tij ka filluar në Shannon, ai është zhvilluar në Spanjë dhe tani synon të luajë në San Siro.

Nolan është një mbrojtës te promavera e Internazionale dhe ëndrra e tij është të kalojë në ekipin e parë të fanellës së famshme Zikaltër, si Liam Brady dhe Robbie Keane përpara tij. Ai gjithashtu do të kishte shumë dëshirë të përfaqësonte ngjyrat irlandeze një ditë.

Eksperiencat e kaluara e bëjnë një lojtar të pazakontë, njohuria e gjuhëve të huaja e kanë ndihmuar në fushën e lojës për të fituar betejat me kundërshtarët.

“Ndonjëherë nuk do t’i flisja në Italisht por në Spanjisht apo Anglisht,” shprehet Nolan. “Ata kthejnë kokën dhe nuk e dinë se çfarë kam thënë. Janë lojëra psikologjike.”

Nolan është rritur në Shannon, County Clare, dhe theksin e asaj zone nuk e ka humbur, megjithëse ka jetuar jashtë shtetit që prej moshës 8-vjeçare.

Familja e tij bënte pushimet në Murica çdo verë dhe një vit vendosi të shpërngulej përfundimisht, duke u transferuar në Torre Pacheco.

“Kisha shokë në Irlandë dhe transferimi ishte pak i frikshëm. Në fillim nuk doja të shkoja por më pas mësova gjuhën dhe bëra shok të rinj dhe ka qenë një eksperiencë e bukur.”

Nolan vazhdoi të përmirësohej dhe zgjodhi të përfaqësonte Murcia-n, duke luajtur në një turne madhër për moshat U-16 ndaj regjioneve të mëdha spanjolle si Madrid dhe Catalonia.

“Aty kishte shumë vëzhgues dhe skautët e Inter më zbuluan.” Ai është zbuluar nga legjendari Pierluigi Casiraghi.

Casiraghi, i cili ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, ka zbuluar lojtarë si Balotelli dhe Coutinho, dhe mendonte se Nolan do të ishte i përshtatshëm për lojën italiane.

Stërvitja më e mirë e ka përmirësuar ndjeshëm Nolan, me seanca të ndryshmë që fokusohen në aspektin kondicional, taktik dhe teknik. I gjatë dhe i fortë, Nolan mund të luajë kudo në prapavijë.

Ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve angleze, me Liverpool që thuhet të jetë një prej tyre.

“Milano është një qytet i bukur. Ka shumë histori antike dhe dyqane për shopping. Pas gati tre viteve këtu i di të gjitha vendet e rëndësishme.”

Pas tre viteve, ai ka filluar të tërheqë vëmendjen e ekipit të parë të Inter, duke u thirrur në seancat stërvitore nga trajneri Luciano Spalletti dhe duke u përballur me lojtarë si Mauro Icardi dhe Ivan Perisic.

“Kur markoj Icardi-n dhe Perisic është një detyrë e madhe por më ndihmon të mësoj. Nëse markon ata mund të markosh këdo në botë. Mund të them se Icardi sidomos, ka lëvizshmëri fantastike.

“Jam stërvitur disa herë me ta por dua të bëj hapin e madh dhe të luaj përkrah tyre. Të luaj për Irlandën është një tjetër ëndërr për mua.”

Related posts

Ozil te Juventusi në verë, mediat angleze janë të sigurta

Q.Autor

TURNEU I SKOCISË/ Atleti 20-vjeçar suedez fluturon 6.18 metra dhe vendos rekord botëror

Delo.autor

Shpresat vuajnë mungesat e shumta, Panuci u merr edhe mesfushorin e talentuar

Q.Autor

Leave a Comment