Formula 1 Sport

Formula 1/ Hamilton dhe Bottas pa kontratë, Wolff zbulon planin e Mercedes

Mercedes nuk do të testojë pilotë të tjerë të Formula 1 përpara sezonit të vitit 2019, megjithëse Bottas dhe Hamilton shkojnë drejt skadimit të kontratës në fund të këtij viti. Kjo u shpjegua nga udhëheqësi i ekipit ekipit, Toto Wolff.

“Për momentin nuk po shikojmë pilotë jashtë Mercedes-it sepse, para së gjithash, duhet të mbështesim dy djemtë tanë. Ky është prioritet. Nëse je i lumtur me gruan tënde, mos shiko diku tjetër” – tha Wolff duke bërë shaka. “Ne kemi nevojë për disa gara më shumë, duhet të nisim sezonin evropian në mënyrë të përshtatshme, do shkojmë në Kanada, si dhe kemi një korrik intensiv dhe pastaj do të kemi një perspektivë më të mirë”.

Në momentin më të sigurt për një vend në Mercedes, vitin e ardhshëm është Lewis Hamilton. Kohë më parë, skuadra gjermane pranoi se negociatat për rinovimin e kontratës u ngadalësuan si pasojë e fillimit të vështirë nga ekipi. Ndër pilotët që aspirojnë, megjithatë, është Daniel Ricciardo që ka pritshmëri shumë të larta.

Në çdo rast, të paktën me afat të shkurtër, Wolff shpjegoi se ekipi po shqyrton vetëm pilotët që aktualisht janë nën kontratë me Mercedes, duke përfshirë Hamilton, Bottas dhe Esteban Ocon i Force India. “Ne jemi shumë të lumtur në mënyrën se si Valtteri Bottas ka garuar këto ditë dhe se ne nuk kemi nevojë të flasim për Lewis: sipas meje, them se ai është piloti më i mirë i periudhës aktuale. Pastaj ka edhe fëmijë që rriten si: Ocon dhe George. Jam optimist për formimin e ardhshëm të Mercedes”, përfundoi deklaratën e tij Wolff për të ardhmen e gjigantit gjerman të Formula 1.

Related posts

PËRFITIMET/ 300 milionë euro arkëtime, ja cila skuadër e Serisë A ka shitur më mirë se të gjithë

Delo.autor

SKËNDERBEU ËSHTË KATASTROFË/ 10 gola të pësuar në 4 ndeshjet e fundit, ja statistikat

Delo.autor

“KJO SKUADËR DO TË NA ARGËTOJË”/ Legjenda Puyol: Ja basti që kam vënë pasi Xavi mori drejtimin

Delo.autor

Leave a Comment