Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Mercedes, Wolff me këmbë në tokë: Nuk duelojmë dot me Ferrarin

Toto Wolff, shefi i makinës Mercedes, shprehet se pavarësisht fitores që Lewis Hamilton arriti ditën e diel në garën e Baku, në Azerbajxhan, makina Mercedes është ende larg pritshmërive. Kjo ishte fitorja e parë sezonale e makinës gjermane, një fitore më së shumti me fat për pilotin britanik. “Në Baku ishim me fat dhe për momentin nuk mund të duelojmë me Ferrarin.

Janë më të shpejtë se në, sidomos të shtunën, gjatë provave zyrtare, kur duelohet për “pole”. Ndaj duhet të përmirësohemi sa më shpejt nëse duhet të duelojmë dhe fitojmë Botërorin në Formula 1”, tha shefi i makinës gjermane.

Fitorja në Azerbajxhan nuk e ndryshon aspak të vërtetën, realitetin dhe faktet. Ne jemi të kënaqur me fitoren dhe gjithënjë do të përpiqemi ta dërgojmë makinën në majën më të lartë të podiumit, por nuk duhet të zhgënjehemi nga ky rezultat”, tha më tej Toto Wolff, që ka nisur të mendojë që tani për garën e radhës, atë që zhvillohet në Barcelonë. “Do të shkojmë në Spanjë, aty ku gjatë testeve ishim më të shpejtë. Do të ndryshojnë shumë variabla dhe duhet të kuptojmë se si do të përshtatemi në pistë. nëse gjatë dimrit ishim të shpejtë, duhet ta konfirmojmë këtë gjë edhe në garë”, u shpreh Wolff.

Related posts

ÇMIMI I MADH I BAHREINIT/ Hamilton: Gabuan një herë, tani do të kuptojmë se sa vlejnë

Delo.autor

PROTAGONIST NË KROACI/ Sahiti dhuron asist fantastik në ndeshjen kundër “bandës” së shqiptarëve (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja derbi Partizani-Dinamo. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment